Berisha: Nga ky podium unë shoh një horizont që nuk e kemi parë 11 vite!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, një ditë para protestës tek bashkia e Tiranës, deklaroi se, shikon vetëm fitore. Berisha tha se, këtu nga Rruga e Shpresës, nga ky ballkon, nga ky podium unë shoh një horizont që nuk e kemi parë 11 vite! Unë shoh fitore, fitore, fitore!

“Të dashur qytetarë dhe qytetare! Të nderuar qëndrestare dhe qëndrestarë. Heronj të vërtetë të shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Çdo muaj. Çdo javë. Çdo ditë dhe çdo orë ju zhvilloni një betejë epike. Një qëndresë të admirueshme. Të denjë për secilin qytetar që e quan veten shqiptar, që i thotë lirisë, liri dhe dinjitetit njerëzor, dinjitet.

Ju qëndruat në ditët më të zeza të demokracisë.

Ju përhapët dritë në natën e saj.

Ju qëndruat në ditët më të acarta për pluralizmin.

Nën stuhitë më të egra ndaj narkoshteti të bandave dhe krimit kundër opozitës shqiptare.

Ju qëndruat këtu përditë në ‘Rrugën e Shpresës’.

Por të dashur miq, tani ne jemi në një stinë tjetër.

Dhe nuk e kam fjalën për përfundimin e stinës së dimrit. Po e kam fjalën për përfundimin e stinës 11-vjeçare të Rilindjes shkatërrimtare të kombit shqiptar dhe të Edi Ramës.

Të dashur miq, pranvera e lirisë, pranvera e shpresës ka nisur në të katër anët e vendit.

Flladi i tyre po freskon, po ushqen mendjet dhe zemrat e shqiptarëve

Këtu nga Rruga e Shpresës, nga ky ballkon, nga ky podium unë shoh një horizont që nuk e kemi parë 11 vite!

Unë shoh fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Punonjësja pranon se deputetja Bushka i asgjesoi telefonin e provave

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Bushka dikur punonjëse e institutit Benusi, e paguar me para …