Berisha: Qytetarët e Tiranës të martën në orën 16:30 do t’i presin biletën kryehajnit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’ e ka quajtur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, një mafioz në të gjithë qenien e tij.

Në protestën maratonë që zhvillohet poshtë banesës së liderit opozitar tashmë në ditën e 118 të saj, Berisha i bëri thirrje qytetarëve që ditën e martë në orën 16:30, t’i presin biletën kryehajdutit Veliaj.

Berisha gjatë fjalës së tij ka komentuar deklaratën e fundit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me komunikimet e tij me drejtuesin e SPAK, duke theksuar se me këtë deklaratë kryehajni i bashkisë u thotë shqiptarëve, se Dumanin e ka në xhep.

Berisha iu drejtua Veliajt se, qytetarët e Tiranës nuk e presin nga Altin Dumani shpëtimin e bashkisë.

Berisha tha se, nëse Erion Veliaj nuk do të gjykohet në sheshin Skënderbej, është më mirë të shkojë në 313, në të kundërt do të varet në shtyllën e turpit të historisë, atje ku e meriton.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionarët e vërtetë të shpëtimit të Tiranës dhe Shqipërisë.

Ju përshëndes ju me përzemërsinë më të madhe, përshëndes oratorët tuaj.

Përshëndes të gjithë qytetaret dhe qytetarët e vendosur dhe të betuar që ditën e martë në orën 16:30 ti presin përfundimisht biletën kryehajnit të të gjitha kohërave të bashkisë Tiranë.

Njeriut që Tirana nuk ka patur kurrë në 104 vite një hajdut si ai brenda mureve të bashkisë së saj. Erion  Veliaj është turpi i njeriut. Është turpi i burrit që martohet me para të vjedhura. Është turpi i njeriut të pamëshirë që zhduk 130 mln euro për djegësin e Tiranës dhe nuk ekziston asnjë gjurmë. Erion Veliaj është turpi njerëzor, sepse ndofta si asnjë tjetër qytetar vendor në Europë, Afrikë, Azi e në mbarë botën, ka përshtatur modelin e vjedhjes së 100% të parave të taksapaguesve të kryeqytetit.

Erion Veliaj është qeveritari vendor më i shpifur që ka pasur ndonjëherë Tirana, i cili mendon se qytetarët e Tiranës janë drunj, hanë barë dhe u servirte dy vite me radhë pyllin e 1 milionë fidanëve për të mbuluar vjedhjen e 1 milionë fidanëve me fatura false.

Për të mbuluar falsifikimin e blerjes së 1 mln fidanëve që nuk kishte ndodhur kurrë. Erion Veliaj është një mafioz në të gjithë qenien e tij.

Sot ky kryehajn i bashkisë Tiranë me mburrje u thotë shqiptarëve se Dumanin e ka në xhep dhe skapin e ka në qese.

Erion Veliaj guxoi të fyejë protestuesit, ti quajë lepuj. Tani i them atij, priti, rri në zyrë, të garantoj se do të duken luanë dhe tmerr. Erion, më mirë shko vetë dhe strehou te 313, mos e prit gjyqin në sheshin Skënderbej, shko atje te Molla, tek Tusha, shko se ata bëjnë burgun për shkakun tënd. Shko dhe mos mashtro se nuk ka Duman në botë që të mbron ty.

Erion, zemërimi dhe revolta e qytetarëve të Tiranës është e pakufishme sepse e pakufishme ishte vjedhja që u ke bërë ti atyre.

Sepse e pakufishme ishte poshtërimi që u ke bërë ti atyre. Sot ti u the tiranësve se unë e kam blerë skapin, se unë i kam dhënë ndërtesën.

Po me se ishte ndërtuar ajo ndërtesë, që u transferua tek skap? Me pensionin e mamasë? E kujt ishte, nga dolën fondet që u ndërtua ndërtesa?

Apo i kujtove Damani dhe Zamanit pazaret e fëlliqura që keni bërë njëri me tjetrin dhe i the mos guxo se bashkë me ndërtesën të kam futur në thes.

Erion, qytetarët e Tiranës nuk e presin nga Damani, shpëtimin e bashkisë, çlirimin e bashkisë.

Ata  e presin nga zemërimi, guximi i tyre. Ata e presin nga përmbushja e misionit të tyre.

Por meqenëse para qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë, nxore pazaret që ke bërë me Dumanin, më lejoni të njoftoj dhe njëherë qytetarët se çfarë  ka bërë Dumani për ty, për këto pazare të fëlliqura me ty.

Po miq!

Së pari, Altin Velia të ka hequr ty cilësimin organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, në një kohë kur ti me drejtorët e tu në çdo tender keni vepruar vetëm si grup i strukturuar kriminal, në ligjin shqiptar, atë evropian dhe botëror, por jo për Altin Velinë dhe Erion Dumanin.

Së dyti, Altin Velia ka injoruar 3 fishimin, 5 fishimin e çmimeve të tenderave që keni vjedhur, duke tejfryrë fondet limite. Erion do të të vij dita dhe të dy do të përfundoni atje ku e meritoni.

Së treti, Altin Veliaj ka injoruar, të ka falur falë pazareve që ke ti me të, kriteret false në një krim të shëmtuar, kriteret fals që keni përdorur në modelin tuaj të vjedhjes 100%  të fondeve të qytetarëve të Tiranës.

Altin Veliaj i yt, që ti the se e ke blerë me ndërtesën e ndërtuar qindarkë për qindarkë me paratë e taksa paguesve të Tiranës që kanë paguar 3-fish taksën e ujit dhe që ka kushtuar duke vjedhur ju, 5 herë çmimin e zakonshëm.

Sepse ti Erion si kryetar i autoritetit kontraktues të Bashkisë Tiranë, si kryehajn i bashkisë Tiranë nuk ta përmend  emrin asnjëherë, ta shpërblen duke hequr emrin nga çdo dosje.

Asnjë standard nuk ka përdorur Altin Veliaj sepse në çdo standard, Erion Dumani do të shkonte tek Tusha-Simirxhiu.

Erion, Altin Veliaj të ka shpërblyer ty dhjetë herë shpërblimet që i ke bërë ti atij.

Është një drejtor në burg sot, me mbiemër Simirxhiu. Është kushëriri i Velicës, siç e din ti. Por a e di ti apo jo, që ishte Velica ajo që i imponoi të firmosë në mënyrë kriminale, dokumente që nuk duhej ti firmoste kurrë. Dhe Altin Veliaj, në vend që të bënte përgjegjës atë që i kishte bërë presion, firmos për kushërirën, burgos viktimën.

Erion të ka ardhur fundi, gjyqin nga  populli do ta kesh në sheshin Skënderbe. Erion, Altin Veliaj ta ka shpërblye 10 herë pazarin e fëlliqur që ke bë me të.

Miqtë e mi!

Asnjë kontratë, nga dhjetëra kontrata të vjedhjeve 100% nuk është shpallur e pavlefshme nga Altin Veliaj vetëm e vetëm se jeni të lidhur në krim, në pazare të fëlliqura.

Qytetarët do të tregojnë ti vendin, gjyqi do të bëhet në sheshin Skënderbe.

Por mbi të gjitha, qytetare dhe qytetarë të Tiranës, Altin Veliaj i ka falur kryehajdutit të Tiranës, njeriut të vjedhjeve 100%, jo dhjetëra, por qindra milionë euro të vjedhura me djegësin që nuk ekzistojnë, me kopshtet që nuk ekzistojnë, me rrugët e ndërtuara me fondet e bashkisë dhe të tenderuara si tek privati.

Me tenderat e vjedhura nga drejtorët e bashkisë me në krye Erion Velinë me çmime të dhjetëfishta dhe nuk të ka marrë një qindarkë prej tyre.

Keni parë apo jo qytetarë, nuk është konfiskuar asnjë pasuri, asnjë kontratë. Kriminale, antiligjore, dëshmi flagrante e një vjedhje monstruoze.

Prandaj ke të drejtë kur ju thua qytetarëve se je pothuajse kryetar i Skapit. Do të tregojmë mirë ditën e martë se kush je ti dhe çfarë je ti.

Vetëm na prit aty. Na prit aty se shpresë nuk ke.

Erion Veliaj, pasi vodhe në mënyrën më të shpifur, më të shpërfytyruar qytetarët e Tiranës, largohu një minutë e më parë nga detyra, sepse pasoja do të jetë katastrofale për ty.

Nuk ka gjë në botë që mund të mposhtë luftëtarët e lirisë. Betimi i tyre me çdo kusht, me çdo çmim çlirimi i bashkisë nga ti.

Prandaj meqë u zotove se do të mbledhësh Skapin dhe do të ju japësh dosje, shko më mirë tek 313 në rast se nuk do të gjykohesh në sheshin Skënderbej, të varesh në shtyllën e turpit të historisë, atje ku e meriton, atje ku e ke vendin.

Njeriu që shkatërroi për klane droge dhe interesa ekonomike një nga simbolet më të arrira të qytetit dhe kombit, Teatrin Kombëtar. Njeriu që mbyti Bibliotekën Kombëtare. Njeriu që po mbush Tiranën me monumente të korrupsionit dhe drogës. Njeriu që ka dhënë gjatë mandatit tij 10 milionë metër katror beton. Njeriu që ka shndërruar Tiranën në një mollë të ndaluar për foletë e shpresës, shtëpizat e të ardhmes të të rinjve shqiptarë.

Ik, se as në letërsinë botërore një personazh të shpifur si ti nuk e gjen.

Largohu, largohu, largohu.

Ditën e martë në orën 16:30 flamuri i fitores, flamuri i lirisë, flamuri ngadhënjimit valëvitet mbi bashkinë e kryeqytetit të Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Poshtë Erion Veliaj.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …