Berisha: Triumfi i opozitës është i pashmangshëm!

Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se përballja e nesërme te shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është më e rëndësishmja. Berisha ka bërë thirrje që qytetarët të bëhen bashkë dhe të protestojnë në orën 16:30 tek Bashkia e Tiranës

“Miqtë e mi.

Triumfi i opozitës është i pashmangshëm.

Por kemi ende detyra përpara. Kemi ende përballje për të bërë.

Më e rëndësishmja është përballja e ditës së nesërme e orës 16:30 minuta te shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës, shtëpia e parë e kryeqytetit të vendit.

Po, po, kjo është përballja më e rëndësishme, sepse mendoni vetëm kaq.

Erion Veliaj ka vjedhur 130 milionë për një incenerator që nuk ekziston.

Dhe e ka amnistuar Altin Veliaj sikur t’i kishte paratë e Dumanit të tij dhe jo të qytetarëve shqiptarë.

Ja ku po të them o faqezi se lojën me paratë e shqiptarëve do e paguash gjer në një.

Nuk ka forcë që të mbron ty dhe Erionin tënd.

Erion Veliaj ka vjedhur 100% të tenderave me drejtorët e tij. Kurse Altin Veliaj nuk guxon as t’i përmendë emrin as në rastin e dosjeve të inceneratorëve, as në rastin e dosjes së famshme të Veliajt dhe hajdutëve të tij.

Erion Veliaj ka vjedhur fondet e 1 milion fidanëve në Tiranë.

Ka poshtëruar qytetarët e Tiranës, duke ju vjedhur taksat për t’i bërë hotele luksi dhe pallate.

Mban të uzurpuar shtëpinë e parë të Tiranës. Shtëpinë e qytetarëve.

Dhe një herë: Erion, mos e prit nesër popullin në zyrë se gjyqi do të bëhet në sheshin Skënderbej.

Jep dorëheqjen, shporru, qërohu!

Të dashur qytetarë, mos harroni se shpresa e çdo shqiptari jeni vetëm ju.

Ditën e nesërme, përgjigja jonë do të jetë ekzemplare, ajo e çdo evropiani që vidhet 100 përqind.

Ajo e çdo evropiani kur i vidhen qindra miliona euro të zhdukura pa nam dhe nishan.

Zemërimi ynë do të jetë i pakufishëm sepse e pakufishme është vjedhja e tyre.

Nesër nën moton të nxjerrim hajdutin nga shtëpia, të gjithë te bashkia”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …