Thirrja e Berishës: Nesër në orën 16:30 ta bëjmë shembull kryehajdutin e Tiranës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i ka drejtuar një thirrje qytetarëve që të bashkohen të martën, në orën 16:30, në protestën para Bashkisë së Tiranës, për të ruajtur identitetin tonë, në një aleancë të vlerave që besojmë. Berisha tha se, por sot, përsëri në emër tuaj dhe të PD, dua t’i bëj thirrje çdo force opozitare që nuk është bashkuar ende në këtë betejë.

“Të dashur miq, opozita është bashkë. Opozita është në këmbë.  Opozita është gati për fitore.

Por sot, përsëri në emër tuaj dhe të PD, dua t’i bëj thirrje çdo force opozitare që nuk është bashkuar ende në këtë betejë.

Çdo aktivisti opozitar.

Çdo qytetari me dinjitet.

Çdo lëvizjeje opozitare.

Të gjithë organizatave të vërteta të shoqërisë civile që nuk janë satelite të partisë së krimit.

Të jeni kundra Edi Ramës nuk do të thotë detyrimisht që jeni me ne. Por vetëm me ne, ju mund ta rrëzoni Edi Ramën.

Vetëm bashkë ne mund të rrëzojmë Edi Ramën. Prandaj të mblidhemi të gjithë nesër, duke ruajtur identitetin tonë, në një aleancë të vlerave që besojmë.

Kundër aleancës së qelbësirave të Ramës.

Në një aleancë patriotësh, kundër aleancës së tradhtarëve si Edi Rama.

Në një aleancë vlerash.

Aleancë për pluralizmin.

Aleancë për zgjedhje të lira.

Aleancë për kulturën shqiptare.

Aleancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Por mbi të gjitha, aleancë për fitore. Sepse bashkë ne fitojmë!

Prandaj nesër, në ora 16:30, ta bëjmë shembull kryehajdutin e Tiranës.

Ta varim në shtyllën e turpit të historisë.

Të çlirojmë bashkinë nga kalbësira dhe e keqja.

O sot o kurrë.

Më të fortë se herën e fundit.

Më të shumtë se herën e fundit.

Më të vendosur se herën e fundit.

Fitorja po na pret.

Aksion! Zemërim! Aksion! Zemërim!

Rrofshi ju. Rroftë Partia Demokratike. Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Shpresa e vetme e Shqipërisë është kalimi në fazën e re të betejës çdo ditë, çdo natë!

Gjatë fjalës në tubim, kryetari i PD, i Sali Berisha theksoi se, shpresa e vetme …