Gazetari italian: Pjesa e dytë e emisionit nuk është anuluar, do të publikohet në kohën e duhur

Gazetari italian, Giorgio Mottola thotë se pjesa e dytë e emisionit “Report” në RAI 3 për lidhjet e Qeverisë shqiptare me krimin, nuk është anuluar dhe do të publikohet në kohën e duhur.

Këtë deklaratë, Mottola e ka bërë në Top News, ku u shpreh se pjesa e dytë është shtyrë tashmë, pas gatishmërisë së kryeministrit Edi Rama për të dhënë intervistë për ta.

“Thjesht sepse nuk ishte parashikuar për dje pjesa e dytë. Kemi një kohë shumë të gjatë pune, na duheshin 3-4 muaj, në të vërtetë pjesa e dytë do të jepet por do të na duhet pak kohë, nuk kemi patur presion, ka shumë presione por emisioni është dhënë për 25 vjet dhe nuk kemi patur asnjë problem. Do të jepet edhe pjesa tjetër, edhe pse kryeministri Edi Rama është i gatshëm të japë një intervistë”, u shpreh Motola.

Pjesë nga intervista:

Si ju bën kaq shumë përshtypje ideja që Shqipëria ofrohet për çështjen e emigrantëve, ndërkohë që s’ju ka bërë kaq shumë përshtypje kur Shqipëria ofroi mjekë dhe infermierë për Covid-19.

Mottola: Unë i jam shumë mirënjohës Shqipërisë për kontributin që kanë dhënë për pandeminë, por kjo është një temë tjetër, fluksi i emigrantëve nuk është një pandemi, një tërmet. Në Itali për mbi 10 vite kemi pasur emigrantë dhe duke konsideruar që në 2016-ën kishin atdhur 1800 emigrantë, fluksi i tyre tashmë është i qëndrueshëm prej vitesh dhe Europa mund ta rregullojë vetë.

Ju jeni kundër qëndrimit që Shqipëria ofron ndihmë për emigrantët?

Mottola: Kjo është një marrëveshje që nuk do t’i sjellë avantazhe Italisë, do të jetë një zgjidhje e përkohëshme. Pyetja që duhet bërë është pse duhet të bëhen marrëveshje të këtij tipi?

Pse jeni fokusuar te zoti Agaçi?

Mottola: Unë nuk thashë që Agaçi është një kriminel, edhe këtu mund të them që ajo që bën në Itali një gazetar investigativ është të kërkojë fakte. Agaçi në Itali ka qenë avokat i shumë narkotrafikantëve shqiptarë, kjo është e konfirmuar. Dhe kur kemi gjeneralin Lisi nga ana tjetër që në mënyrë të pagabueshme na tha se ai hyn në kontakt me narkotrafikantin Artur Shehu, sepse e ka kontaktuar avokat Agaçi. Mbi të gjitha për këtë ngjarje kaq të errët, ku avokati Agaçi ka patur një rol kaq thelbësor, përpara fakteve nuk duhet të mbrojë interesat e një politikani, por është një ngjarje e provuar.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Për aeroportin e Vlorës shqiptarët do paguajnë 300 mijë bileta në vit për pasagjerët që nuk vijnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në tubimin qytetar, akuzoi Edi Ramën se …