PD thirrje policisë dhe organeve të drejtësisë: Të arrestohet krimineli kryesor, Erion Veliaj, jo qytetarët!

DEKLARATË PËR MEDIA KOORDINATORI RAJONAL PËR TIRANËN NË PD, KLEVIS BALLIU

Në një akt të shëmtuar dhe kriminal të një drejtësie që i jargavitet pushtetit të kriminalizuar të kryetarit të organizatës kriminale 5D, Erion Veliajt, gjykatat kanë kryer gjyq ndaj një protestuesi.
Në një gjyq të fshehtë si në kohën e Ballukut, Hazbiut dhe etërve të tyre, ndaj një djali të ri Mariglenit, gjykatat e Ramë-Veliajt vendosën arrest me burg sikur po dënonin kreun e një organizate terroriste apo kriminale.
Krimi i tij ishte protesta bashkë me mijëra të tjerë kundër vjedhjes monstruoze të Erion Veliajt që e ka kthyer bashkinë e Tiranës nga institucion shtetëror në institucion të hajdutërisë.
Kjo dëshmon edhe njëherë të kujt janë gjykatat, për kë punon drejtësia, në xhepin e kujt janë gjyqtarët.

Ne nuk ndalemi, ne nuk do reshtim së përballuri me qeverinë, bashkime dhe drejtesinë e kapur. Sot edhe më shumë se kurrë sot, sot edhe për Mariglenin.

Partia Demokratike i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe drejtësisë së kapur të distancohet nga përndjekja e qytetarëve e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë dhe të pushoje së qeni vegël në dorë të pushtetit.

Drejtesia të arrestojë kriminelin kryesor në këtë aferë, Erion Veliajn, pronarin faktik të inceneratoreve dhe kryetari organizatës kriminale 5D.

Ftojmë çdo qytetar nesër ora 16:30 bashkë më shume se kurrë, më fortë se kurrë në protestë kundër hajdutërisë dhe korrupsionit.
Nesër të bashkuar për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e 5D të Veliajt, nga ëekiçi i blerë i drejtësisë së re!

About Redaksia

Check Also

Berisha-Ramës: Asgjë nuk të shpëton nga interpelanca! Vish në daç fustanin e Lindës, por do të të zhvesh lakuriq në parlament

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nuk do të shpëtojë …