Valverde: Respekt për Bayernin, por ne jemi Reali

Mesfushori i Real Madrid, Valverde doli në konferencë në prag të ndeshjes së parë  gjysmëfinale të Champions League ndaj Bayern.

“Kam shumë besim te skuadra ime, duhet të respektojmë kundërshtarët me të cilët përballemi, kemi besim të plotë te lojtarët që kemi. Kemi shumë dëshirë për të bërë mirë, do të luftojmë për të fituar”.

Si do ta ndaloni Bayernin?

“Ne kemi mbrojtës të klasit botëror, të cilët kanë kaluar kohë të mira dhe të këqija, kemi lojtarë që kanë luajtur në finalet e Champions. Sulmuesit me të cilët duhet të luajmë nesër meritojnë respektin më të madh”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …