Ancelotti sfidon Bayern: Sulm total, do jetë emocionuese

Muzika e Champions League “zgjon” gjithnjë një “gjigant si Carlo Ancelotti, një ekspert kur bëhet fjalë për ndeshje të tilla, Sfida kundër Bayern Munich është një ndeshje e veçantë për teknikun italian pas përballet me të kaluarën e tij:

“Është emocionuese të rikthyem në Mynih, kam kujtime të bukura, por edhe të hidhura si shkarkimi”, u shpreh fillimisht Ancelotti, duke u ndalur më pas te takimi i mbrëmjes së sotme:

“Kjo është një tjetër histori, duhet të mendojmë për të tashmen, jo për të shkuarën. Mungesa e Benzema-s ka bërë që sulmi jonë të ndryshojë, tani jemi më të paparashikueshëm, por edhe Bayern ka sulmues të mëdhenj, kanë Harry Kane për shembull. Sot do të përballen dy ekipe me një histori kampionësh. Jo vetëm sulmi, por edhe mbrapa kemi qenë solid pavarësisht problemeve që kemi pasur, kemi gjetur ekuilibrin e duhur, shpresoj që edhe sot t’ia dalim. Bayern është një skuadër shumë e mirë, e paparashikueshme, një skuadër që luan një futboll të bukur”, u shpreh Ancelotti duke zbuluar më pas bastin që kishte vendosur me Valverden që do të fitonim me penallti me Manchester City.

“Valverde ka bërë një sezon shumë të mirë, ka bërë mirë në disa role. Është një lojtar që më pëlqen shumë. Nuk kemi vendosur baste se sa gola do të shënonte këtë sezon. A i kam riparë penalltitë ndaj Manchester City? Po i pashë, sepse live nuk i pashë”, theksoi ndër të tjera Ancelotti në konferencë për shtyp.

Në krah të Ancelotti ishte edhe Federico Valverde, me mesfushorin uruguaian që ashtu si pjesa tjetër e Real Madrid ka besim se mund ta kalojnë këtë pengesë.

“Kam shumë besim tek ekipi, por sigurisht që duhet të respektojmë edhe rivalin që kemi përballë. Mezi po e presim këtë sfidë, do të luftojmë për të fituar. Si mund të ndalim Bayern? Ne kemi mbrojtës në nivel botëror, lojtarë që kanë kaluar momente të mira, por dhe të këqija. Në këtë turne, në këtë nivel, çdo ndeshje është e vështirë. Bayern është një skuadër me shumë tituj në këtë kompeticion, janë gjithnjë në fazat finale të këtij turneu, por dhe ne kemi lojtarë më shumë kualitet, lojtarë të mëdhenj që mund të fitojnë një tjetër trofe”, u shpreh Valverde.

About Redaksia

Check Also

 Spanja triumfon dhe i jep leksione futbolli Italisë

Spanja është kualifikuar për në fazën tjetër të Europianit, teksa në ndeshjen e dytë të …