Balliu: Kryetari i organizatës kriminale “5D” futet në SPAK sikur po shkon në zyrën e tij

Sekretari i Organizmit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar për mediat përpara SPAK në lidhje me thirrjen e kreut të bashkisë, Veliaj për skandalin me inceneratorët.

Balliu ka theksuar se Veliaj është përgjegjësi kryesor për vjedhjen me inceneratorëte dhe kreu i organizatës kriminel 5D, e si hajdut duhet të mbajë përgjegjësi përpara drejtësisë.

“Një hajdut si Veliaj janë të lirë ndërkohë që vjedhin qytetarët, janë të përfshirë te inceneratorët, është kryetari i organizatës kriminale 5D dhe vjen këtu duke hyre si me qënë në shtëpinë dhe zyrën e vet ndërkohë që duhet t’i dridheshin këmbët kur shkon përpara gjykatës si çdo hajdut ky individ është akoma i lirë.

Siç e patë qytetarët dolën edhe nga lokalet për t’i treguar vendin Veliajt dhe do të ndiqet kudo që të shkojë. Ky që flet sot për lepuj duhet të dalë në shesh të mejdanit dhe të mos fshihet poshtë fustanit porosiste, por të përballet me qytetarët dhe të vërtetën e pamohueshme që ai është një hajdut e asgjë më shumë”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …