Meta thirrje qytetarëve: Në orën 16:30 para Bashkisë së Tiranës!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u bëri thirrje qytetarëve që në orën 16:30 minuta të jenë përpara Bashkisë së Tiranës, kundër inceneratorëve të Tiranës, ku janë paguar miliona euro dhe aty nuk ka asgjë.

Meta u shpreh në një deklaratë për mediat se janë zgjidhur 6 raste nepotizmi në parti. Ai theksoi se ndryshimet në statut do të transformojnë Partinë e Lirisë, duke shtuar se anëtarët e Kryesisë të Partisë së Lirisë do të votëbesohen.

Ilir Meta: Partia e Lirisë është një fuqi e jashtëzakonshme dhe transformuese. Ndryshimet në statut do të transformojnë Partinë e Lirisë. Do të votëbesohen të gjithë anëtarët e Kryesisë të PL-së. Janë 6 raste depotizmi në Partinë e Lirisë që do të zgjidhen.

Ju ftojmë të na ndiqni në orën 18.00 për 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, për ta bërë Shqipërinë 4 milionë plus. Ju bëj thirrje që në orën 16:30 minuta të jeni përpara Bashkisë së Tiranës, kundër inceneratorëve të Tiranës, ku janë paguar miliona euro dhe aty nuk ka asgjë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …