Berisha: Kryehajduti i Tiranës shkoi te SKAP-i i partisë si kryeinspektori i drejtësisë

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka komentuar thirrjen në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe deklaratën e këtij të fundit, duke i qujatur ‘kolegë’ hetuesit e BKH-së.

Gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet në “Rrugën e Shpresës”, Berisha u shpreh se kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektor i drejtësisë.

“Miqtë e mi, kur qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, mbarë kombit, pa se si u ngritën në ajër si luanë barrikadat që mbronin horrin.

Keni marrë, keni merituar bekimin e mbarë shqiptarëve.

Urimin e zemrës së mbarë shqiptarëve.

Mosbindja juaj civile, revolta juaj ishte një kryevepër në llojin e vet.

Një kryevepër e njerëzve që mbrojnë kauza të drejta.

Është fatlum ai apo ajo që i kushton veten një kauze të drejtë.

Dhe ju e patë se çfarë fuqie kishte kauza jonë sot.

Ju e patë se si u struk në vrimën e miut, i rrethuar me 500 policë, kryehajni i Tiranës.

Ju e patë mirë shpërfytyrimin e tij.

Të dashur miq, kam një lajm të mirë për ju dhe për shqiptarët.

Duke evokuar protestat e 30 viteve më parë, lajmi i mirë është ky: ju garantoj se këta qeveritarë të sotëm, të kalbur dhe krimbur në krime dhe drogë, kanë humbur çdo sens realiteti më keq se sa nomenklatura komuniste e vitit 1991.

Ju u keni kallur datën, po i lebetitni, po i lemerisni me qëndresën tuaj.

Diktaturës i keni dhënë sot goditjen më të rëndë.

I keni dhënë sot lebetinë dhe tmerrin më të madh.

Miqtë e mi, por sot ishte edhe një ditë siç u thashë, që dëshmoi kalbësirën e plotë dhe totale të narkoshtetit, të narkodrejtësisë, të narkobashkisë.

Ju e dëgjuat vetë se si Erion Veliaj u tha shqiptarëve se isha te kolegët dhe bashkëpunëtorët dhe se i përgëzoj se po punonin mirë.

Pra, kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektori i drejtësisë.

E kuptoni ju vetë se çfarë poshtërimi i bëri ky Skapit të partisë.

Ky kryehajdut i bashkisë.

Por mos harroni se ky e shprehu haptas: isha te bashkëpunëtorët.

Nuk ka të vërtetë më të madhe, vjedhjet i kanë të përbashkëta.

Bashkëpunimi i tyre i vetëm është vjedhja, abuzimi dhe mbrojtja e krimit.

Edhe kjo është një pjesë e qenësishme e fitores tuaj sot.

Sepse sot, prapë ju hapët sytë edhe shqiptarëve më skeptikë se kush është Erion Veliaj dhe ç’është Skapi i partisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …