Berisha: Veliaj u thirr atje falë meritës së protestuesve, Dumani e di se po i vjen shpejt radha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se, kryebashkiaku hajdut i Tiranës, Erion Veliaj u thirr në SPAK falë protestës së vendosur të qytetarëve të lirë, të cilët kërkojnë largimin e tij pas publikimit të skandalit 5D ku drejtorët e tij vidhnin 100% fondet e bashkisë.

Berisha tha se, Veliaj u thirr sot atje falë meritës së protestuesve, sepse Dumani e di se po i vjen shpejt radha.

“Të dashur miq, Erion Veliaj është i amnistuari i madh i Altin Dumanit dhe organizatës së tij kriminale.

Ai u thirr sot atje falë meritës suaj, sepse Dumani e di se po i vjen shpejt radha.

Se me ju, se me demokratët, se me njerëzit e idealeve, se me njerëzit e kauzave të drejta nuk përballet dot asnjeri.

Se ata vetëm fitojnë, fitojnë dhe vetëm fitojnë.

Por sonte është një rast t’i bëjmë gjyqin publik si kolegut të tyre Erion Veliajt, ashtu edhe kolegëve të Erion hajdutit, Duman, Zaman, Kraja e kompani.

Erion hajduti është njeriu që me firmë të tij ka vendosur për ndërtimin e djegësit të Tiranës.

Erion hajduti ka dërguar 5 shkresa në Ministri të Financave për djegësin.

Erion hajduti me hajdutët e tij është pronari i djegësit të Tiranës.

Erion hajduti ka propozuar bonusin me 8 pikë për kompaninë që nuk ekzistonte.

Të gjitha këto i ka shkruar vetë Dumani në aktakuzën që i bën Arben Ahmetajt.

Por, i përdor për të arrestuar Arben Ahmetajn, se kur vjen puna te dosja e Bashkisë së Tiranës, Altin Damani nuk guxon të përmende një herë të vetme emrin e Erion Veliajt.

Po ka faqezi më të madh se ti mor?

Po ka më të pafytyrë se ti mor?

Po kujt kujton se ia bën drejtësinë ti mor?

Po me cilin popull kujton se tallesh mor mercenar?

Po ti je një kopje e shëmtuar e Erion Veliajt.

Më falni, shkojmë pak më tutje.

Erion Veliaj i thotë Arben Ahmetajt se do paguajë bashkia shpenzimet për djegësin. I shkruan Arben Ahmetajt me kompetenca që nuk i kishte se këshilli është dakord, në një kohë që nuk e kishte mbledhur këshillin kurrë.

Por me këtë falsifikim, Erion hajdutin e fali, e amnistoi Altin Dumani, Altin Veliaj, në këtë kohë kur këto argumente i përdori për të arrestuar Arben Ahmetajn që e kundërshtoi 5 herë Erion Veliajn”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …