Këlliçi zbulon drejtorët e Veliajt që do t’i bashkohen në qeli bandës “5D”!

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD për Tiranën, u shpreh pasditen e sotme se qytetarët nuk do të tërhiqen nga beteja kundër hajdutit Erion Veliaj.

Këlliçi theksoi se drejtorë të tjerë të Erjon Veliajt presin që të strehohen tek shokët e tjerë të 5D. Këlliçi përmendi emrat e Elton Kacidhes, Arben Malokut, Herion Rrapajt, drejtorë të Veliajt, që po hetohen nga SPAK.

“Do jemi këtu për bandën e 5D. Janë një sërë drejtorësh që presin të strehohen tek shokët e tjerë të 5D, si Herion Rrapaj e të tjerë.

Elton Kacidhja, banditi i Zall Herrit ,Arben Maloku të gjithë e keni vendin aty ku ndodhen drejtorët e tjerë.

Ne nuk tërhiqemi. Është rast unikal në Shqipëri, që një kryetar bashkie tregohet me gisht si përtfitues dhe pronar faktik i inceneratorit të Tiranës”, tha Këlliçi

About Redaksia

Check Also

Media austriake: Video seksuale dhe akuza për tendera, Belinda Balluku në qendër të një skandali të madh

Nga Richard Schmitt Në Shqipëri, thashethemet, hetimet dhe tensionet politike po bashkohen në një çështje që …