Protestuesit e revoltuar heqin gardhin metalik te Bashkia!

Qytetarët e revoltuar kanë arritur të shkulin gardhin metalik, të vendosur te Bashkia e Tiranës, pas rreth 2 orësh proteste intensive, ku është kërkuar largimi i Erion Veliajt nga zyra e kryebashkiakut.

Me thirrjet “poshtë diktatura”, protestuesit janë përleshur me forcat e rendit, të cilët kanë rrethuar godinën e bashkisë.

Ndërkohë ndaj protestuesve është hedhur sprite, që shkakton problem me djegien e syve dhe frymëmarrjen.

Më herët këshilltarët e opozitës në bashkinë e Tiranës tentuan të çajnë kordonin e policisë me qëllim për të hyrë brenda ambienteve të bashkisë, por nuk janë lejuar.

About Redaksia

Check Also

Denoncimi i Kryeministrit hungarez/” Ky është njeriu që mban thesarin e mafias

Kryeministri hungarez Peter Magyar e cilësoi grupin 4iG si nëna e fshehtë e oligarkisë në …