Këlliçi: Protestat do të vijojnë deri në dorëheqjen e Veliajt!

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka deklaruar nga protesta që po mbahet para bashkisë së Tiranës se tubimet e protestuesve do të vijojnë.

Këlliçi u shpreh për mikrofonin e Neës24 se protestat e nisura disa javë më parë do të përmbyllen vetëm me dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Ka 8 muaj që kam depozituar dokumenta për inceneratorin e Tiranës në SPAK. Vetëm sot pas presionit SPAk u kujtua të marrë një bandit që është kapur në flagrancë për ta marrë në pyetje Një njeri që në mënyrën më absurde, u mor  orë në pyetje doli pa turp dhe tha takova kolegët e mi dhe pata një bisedë mes kolegësh.

Nuk e di nëse të shesësh shokët e ti çosh në burg për të shpëtuar veten quhesh bashkëpunëtor. Ky individ ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin, mbi 60 për biznesin e dherave dhe 30 mln me bandën e tij 5D. Ne do të jemi këtu sërish, do vijojmë protestat. Është e pafalshme që të mbahet një hajdut i tillë në zyrën e kryebashkiakut. Fundi i protestave do të jetë dorëheqja e Erion Veliajt”, u shpreh ai.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …