Alizoti: Policët skllevër të rrogës, po mbrojnë një piziveng si Erion Veliaj

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, duke marrë fjalën në protestën qytetare, mbajtur pasditen e sotme para Bashkisë së Tiranës, tha se nuk ka asnjë respekt për Policinë, përsa kohë ajo mbron të korruptuarit dhe ata që vjedhin taksat e qytetarëve.

“Në Shqipëri policia mbron një pizeveng, që ka ardhur të provokojë njerëzit. Këta janë skllevër të rrogës. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam respekt për policinë. Fati i një njeriu është karakteri i tij. Këta njerëz nuk kanë karakter. E di që ju vjen keq, por ju po mbroni dy njerëz babai i të cilit që është kryeministri shëtit me avion. Opozita është cështje kombëtare.  Sot kombi shqiptar ka një projekt që po i vjedh shqiptarët, shqiptaret po e lenë sot Shqipërinë sepse po vidhen”, tha Alizoti.

Deputeti demokrat dha një mesazh edhe për qytetarët e Tiranës, të cilëve u kërkoi të mos rrinë indiferentë.

“Nuk e kuptoj pse jeni spektatorë. Ju mund të mos jeni me asnjë parti, por duhet të dilni të mbroni taksat tuaja. Ju duhet ti dilni në ballë këtyre njerëzve që mund të jenë të mirë, por po mbrojnë të keqen”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Ndodh në PS, Drejtori i Veliajt fut në burg babanë për aferën e tij

Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të …