Liçaj: Të rrëzojmë Ramën dhe Veliajn, mos mbajmë në pushtet horra dhe banditë

Aktori Neritan Licaj mbajti fjalën e tij në protestën e ditës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës për dorëheqjen e Erion Veliaj. Liçaj tha se duhet të rrëzohen ata të cilët nuk punojnë për kombin, duke iu referuar kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

“Çfarë do presin më shqiptarët për të dalë e për të fituar të drejtat e tyre sepse demokracinë, kur institucionet nuk funksionojnë e bën qytetari në shesh. Duhet ta rrëzojmë ne këtë dhe atë tjetrin sepse nëse nuk e rrëzojmë ne këtë por edhe ky ikën vet si Enveri, atëherë ai që do vijnë pas këtij do bëhet akoma më i keq.

Mos mbani në pushtet horra dhe banditë. Vënë shqiptarin kundër shqiptarit. Këta e kanë shumë të shkurtër dhe këtë e dinë të gjithë.

Kështu nuk mund të vazhdojmë më. Jemi në prag të shfarosjes si komb, nëse nuk reagojmë tani” Duhet të mësojmë të rrëzojmë ata që nuk punojnë për kombin tonë”, tha Liçaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …