Ligësia që nuk njeh kufi e ka emrin Erion Veliaj!

Nga Milaim NELA

Erion Veliaj do të mbetet në historinë e politikës dhe administratës shqiptare si një nga personat më të korruptuar që ka njohur shteti shqiptar!

Erion Veliaj do mbetet në histori si një nga politikanët më të neveritshëm që ka parë skena politike shqiptare!

Erion Veliaj do mbetet në histori si një nga figurat publike më injorante, më pa brumë politik dhe më arrogante që ka njohur politika shqiptare!

Erion Veliaj do ngelet në histori si një nga individët më të pashkolluar që ka njohur politika shqiptare dhe ka arritur majat e politikës pa patur një diplomë dhe profesion të hajrit siç e kanë shumica e atyre që bëjnë karrierë kudo në botën e qytetëruar!

Erion Veliaj do të mbahet mend për shkatërruesin më të madh të Tiranës dhe trashëgimisë se saj historike.

Erion Veliaj do mbetet në historinë e Tiranës si ndotësi më i madh i kryeqytetit, duke e mbjellë atë me ndërtime dhe shkatërruar hapësirat e gjelbra më shumë se askush tjetër para tij dhe besoj dhe shpresoj te mos i afrohet më njeri as në të ardhmen!

Erion Veliaj do të mbahet mend në historinë e Tiranës dhe Shqipërisë si manipuluesi dhe kontrolluesi më agresiv i medias që ka njohur Shqipëria! Vetëm mbyllja arrogante e Agon Channel ju ka kushtuar shqiptareve të paktën 130 milionë Euro.

Erion Veliaj do të mbahet mend si kryebashkiaku që e ka zbrazur Tiranën nga qytetaria dhe popullata e saj më e mire dhe po e bën një qytet anti-kulturë, anti-qytetari e anti jetë sepse ajo po betonizohet po helmohet nga toksinat e ndërtimeve të tij, po zbrazet!

Erion Veliaj do të mbahet mend si shpërdoruesi me madh i fondeve dhe financave publike në historinë e kryeqytetit shqiptar që nga shpallja e saj kryeqytet!

Erion Veliaj ka vendosur rekordin si askush tjetër në historinë e kryeqyteteve botërore si manipululesi dhe shkatërruesi i sistemit të votës së lirë duke udhëhequr një sistem kontrollimi dhe shantazhimi të administratës dhe qytetarëve të saj përmes strukturave patronazhuese të pashembullt e të pakrahasueshme me ndonjë vend tjetër të botës!

Erion Veliajt në ligësi nuk ja kalon as Enver Hoxha sepse ai vërtet vrau 6000 vetë por nuk përzuri qindra mijëra qytetarë jashtë vendit e nuk e preku trashëgiminë historike të Tiranës.

Tani miq, vetëm imagjinoni sikur Erion Veliaj të kishte pushtetin që kishte Enver Hoxha!

Besoj se do ja kalonte me dhjetëra herë në pashpirtësi!

Pasojat e pushtetit të tij nuk do mjaftojnë as 5o vjet të tjera për tu rikuperuar!

….

Duhet larguar me çdo kusht për të mos bërë dëme të mëtejshme!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …