Veliaj, mbledhje “online” të Këshillit Bashkiak, Gjokutaj: Ordineri jep urdhër nga SPAK

Erion Veliaj ka urdhëruar që mbledhja e këshillit bashkiak të mbahet ‘online’. Në një kohë që ende ndodhet në SPAK ku po merret në pyetje prej më shumë se 6 orësh, socialistët në Këshillin Bashkiak vendosën të mos ketë mbledhje të këshilltarëve , por një mbledhje online.

Ndërkohë Bashkia e Tiranës është rrethuar me një rrethim hekuri, por edhe me forca të shumta policore.

Këshilltarët e opozitës kanë kundërshtuar vendimin, ndërsa akuzojnë Erion Veliajn si autorin e këtij skenari.

Këshilltarët opozitarë janë shprehur se kemi të bëjmë me një shtet policor.

Avokati Genc Gjokutaj, anëtar i këshillit bashkiak, e konsideroi si shkelje të ligjit zhvillimin e mbledhjeve online në kundërshtim me ligjin.

“Mbledhjet online mbahen në kohë pandemie, shyqyr zotit tani dielli shkëlqen. Por një gjë duhet të kenë parasysh se kjo nuk mbahet me policë, këta janë ordinerë”, tha Gjokutaj, duke shtuar se ai që po merret në pyetje, po jep urdhëra teksa po merret në pyetje në SPAK.

About Redaksia

Check Also

Proçedohet penalisht Tom Doshi