Protestuesja: Shqipërisë nuk i mungon talenti, por njerëzit që e duan vendin!

Një protestuese e pranishme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po mbahet protesta e thirrur nga opozita në mbështetje të studentëve, ka tërhequr vëmendjen me bluzën që mbante veshur, ku ishte stampuar fotografia e Musine Kokalarit.

Në një prononcim për News24, ajo e cilësoi Kokalarin si heroinë dhe një prej figurave që besonin te demokracia, drejtësia dhe një Shqipëri më e mirë. Protestuesja shprehu shpresën se ndryshimet që mund të sjellë protesta do të bëjnë të mundur që idetë e saj të jetësohen.

“Musine Kokalari është heroina. Ajo ishte një nga personat që besonte në demokraci, në drejtësi, për një Shqipëri më të mirë. Shpresoj që me ndryshimet që mund të vijnë pas kësaj proteste, ndoshta idetë e saj mund të jetësohen.

Ne jetojmë mes Anglisë dhe Shqipërisë. Kam punuar në sistemin e drejtësisë, këtu dhe në Angli. Policia nuk të vjen dhe të puth në faqe, por ka disa rregulla. Policia këtu i rreh para se t’i arrestojë, i rreh dhe atje. Kjo është fatkeqësi e këtij kombi. Ky vend nuk është se i mungon talenti, por ka nevojë për njerëz që e duan Shqipërinë”, u shpreh ajo për News24.

About Redaksia

Check Also

Demokratët nisin marshimin nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, i bashkohen protestës së studentëve

Pas protestës para Kryeministrisë, demokratët kanë njoftuar se do t’u bashkohen studentëve që po protestojnë …