Shtet policor!/ Këlliçi: Po instalohet diktatura! Bllokojnë pa arsye qytetarët e pedagogët të ecin në rrugë

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi është përplasur me policinë e shtetit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku ka akuzuar policinë për pengim të qytetarëve të ecin në rrugë apo t’i bashkohen protestës me arsytime se ka perimetër sigurie.

“Banditë me unifortë që pengojnë qytetarët të ecin në rrugë. Kjo është çmenduri, ky është shtet policor. Duhet të reagojmë të gjithë, edhe ju gazetarët. Kjo nuk ka ndodhur as në ’90-në. ju ftoj të gjithëve të reagoni sepse këtu po instalohet diktaturë”, tha Këlliçi në një prononcim për mediat.

About Redaksia

Check Also

Noka: Sot ka vetëm një mesazh, Edi Rama largohu, nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë

Noka: Të gjithë shqiptarët kanë vetëm një mesazh dhe ne si demokratë e përcjellim sot …