Bayern-Real, një mbrëmje “horror”! Tifozët “masakrojnë” Kim, Sane-Musiala…

Në Champions, në nivele të tilla, janë gjithnjë detajet, apo individë që bëjnë diferencën. Kështu ndodhi edhe në super sfidën Bayern Mnich-Real Madrid. Në radhët e Bayern, dy lojtarët më të vlerësuar sipas mediave rezultuan Jamal Musiala dhe Sane, nota 7:

“Nga tre lojtarët që ishin pas Harry Kane ishte lojtari më aktiv. Krijoi panik në zonën e Real Madrid, mbi të gjitha kur spostohet në krahun e majtë të sulmit, fitoi edhe një 11-metërsh”, shkruajnë mediat për Musiala.

“E nisi ndeshjes me disa gjuajtje. Kur vendoset në krah në djathtë është shumë më i rrezikshëm, firmosi golin e barazimit”, shkruajnë mediat për Sane.

Lojtari më pak i vlerësuar rezultoi Kim, me qendërmbrojtësin që ishte përcaktues në dy golat e pësuar, nota 4,5: “Një paraqitje e shëmtuar e ish qendërmbrojtësit të Napolit. Humbi shumë lehtësisht duelin me Vinicius në rastin e golit të parë, kompletoi më pas mbrëmjen e tij horror me penalltinë e shkaktuar”.

Kim përfundoi edhe në shënjestrën e tifozëve në rrjetet sociale: “I dhuroi Realit dy gola”. “Dy gola për fajin tënd”. Dikush t’i thotë Kim se po luajmë në një gjysmëfinale Champions League. Nuk po luan në Serie A”. “Mos e fusni më në lojë, na mohoi fitoren”, ishin disa nga mijëra komentet e shumta në rrjetet sociale.

Në radhët e Real Madrid, sipas mediave, lojtari më i vlerësuar ishte Vinicius Jr, nota 7,5, ndërsa me gjysmë note me pak u vlerësuar Toni Kroos, nota 7: “Është piktori i mesfushës madrilene. Me një super pasim la me gojë hapur tifozët në Allianz Arena”.

Ndërkohë, lojtari më pak i vlerësuar rezultoi Jude Bellingham, nota 5.

About Redaksia

Check Also

Granit Xhaka nominohet për “Top të Artë”

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti …