CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Protesta/ Sindikalistët kërkojnë kushte më të mira në punë dhe paga dinjitoze

Alenaca gjinore për zhvillim i janë bashkuar protestës  të zhvilluar nga pensionistët, ish minatorët, mësuesit dhe shumë sindikata të tjera në ditën ndërkombëtare të punës.

Protestuesja, Besjana Hysa si përfaqësuesja e punonjësve në sektorin e tekstileve dhe fasonerive është shprehur se punonjëset e këtij sektori po hasin vështirësi shumë të madhe.

Ajo është shprehur se gratë dhe vajzat punojnë në këtë sektor me paga shumë të ulëta, në kushte të vështira, orare të zgjatura dhe ditë pushimi të munguara. Kërkesa që ajo parashtroi ishte rritja e pagave, përmirësimi i kushteve të punës dhe të ketë një reagim të ashpër ndaj ngacmimeve seksuale në punë.

Po ashtu Dritan Shahu i cili është dhe përfaqësuesi i naftëtarëve në protestë është shprehur se punonjësit janë aseti më i madh që ky vend ka.

Ai ka kërkuar që të investohet nga shteti që të investoi te aseti i tyre më i madh, te punonjësit të investojnë sot sepse nesër do të jetë vonë.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …