Berisha: Protesta e djeshme kulmoi kur fluturoi në erë barrikada që mbronte kryehajdutin!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vlerësuar protesten e djeshme të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës kundër vjedhjes 100% të kryer nga drejtorët e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke i bërë dhe një thirrje këtij të fundit.

Berisha tha se, protesta e djeshme kulmoi kur fluturoi në erë barrikada që mbronte kryehajdutin! Erion, o hajdut, shihe pak atë skenë.

“Të dashur miq, dje ishte një ditë e papërsëritur që nga viti 1991.

Kulmoi kur fluturoi në erë barrikada që mbronte kryehajdutin.

Nderim, nderim guximtarëve që e shkulën atë.

Erion, o hajdut, shihe pak atë skenë.

Shihe edhe njëherë që të japësh dorëheqjen se nuk ka forcë që të shpëton nga urrejtja popullore që ekziston për ty.

Edhe njëherë, ju përshëndes me nderimin më të madh.

Përshëndes oratorët e fjalës së zjarrtë të kësaj tribune.

Përshëndes protestuesit që e ndrynë hajdutin në vrimën e miut.

Fitore, fitore, fitore!

Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

Fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Për aeroportin e Vlorës shqiptarët do paguajnë 300 mijë bileta në vit për pasagjerët që nuk vijnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në tubimin qytetar, akuzoi Edi Ramën se …