Berisha thirrje profesionistëve të lirë: Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka ftuar profesionistët e lirë që t’i bashkohen protestës së opozitës, pas rritjes së taksave me 15%.

Berisha tha se, studenteve dhe studentëve, gjimnazistëve dhe gjimnazisteve iu bëj një thirrje zemre, ngrihuni në lartësitë e ëndrrës suaj se ju, se familja, se Shqipëria nuk ka asgjë më të bukur se ëndrrën tuaj të bëhet realitet.

“Kam një thirrje të veçantë për ata dhjetëra mijëra specialistë dhe ekspertë të profesioneve të lira, shërbëtorë të nderuar të qytetarëve shqiptarë.

Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama.

Bashkohuni me ne të përballemi dhëmb për dhëmb jo vetëm për veten, por për fëmijët tanë, për mbarë shqiptarët.

Studenteve dhe studentëve, gjimnazistëve dhe gjimnazisteve iu bëj një thirrje zemre, ngrihuni në lartësitë e ëndrrës suaj se ju, se familja, se Shqipëria nuk ka asgjë më të bukur se ëndrrën tuaj të bëhet realitet.

Bashkohuni me ne se sot ju jeni të rinjtë më të përçmuar, më të injoruar, por edhe më të poshtëruarit.

Ju meritoni të ardhmen.

E ardhmja juaj është e ardhmja e ndritur e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sot i duheni Shqipërisë ju. I duheni shumë me guximin tuaj. Me trimërinë tuaj.

Jepjani asaj një dorë, një mbështetje se ajo do ua shpërblejë ju dhe fëmijëve tuaj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …