Pse SPAK për 4 vjet nuk e thirri Veliajn, kur procedimi ka filluar në vitin 2020?

Për më shumë se 7 orë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u përball të martën në SPAK me prokurorët e posaçëm, të cilët vijojnë intensivisht hetimet për dosjen e incineratorit trë Tiranës, fakt ky që u pohua edhe nga vetë Veliaj në oborrin e SPAK-ut, sapo përfundoi seancën me prokurorët e këtij institucioni.

Pikërisht për këtë çështje deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shpreh habinë e tij se pse Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion për 4 vite me radhë nuk e thirri asnjëherë Veliajn, në një kohë siç thotë Vasili, procedimi ka nisur që prej 2020-ës.

Reagimi i Vasilit

Turpi. Pse SPAK per kater vjet nuk e thirri Veliajn, kur procedimi ka filluar ne vitin 2020!?

Ka plot diskutime dhe gazetare, qe gjoja me “pasion” te orientuar me regji thone dhe provojne se Veliaj eshte thirrur nga SPAK-u dhe nuk ka shkuar vete atje sic ai pretendon.

Kjo behet me nje regji shume te lodhur per treguar se gjoja SPAK po funksionon dhe po ben pune.

Por gazetaret, qe ushqehen me supen e inceneratoreve nuk guxojne te komentojne nje fakt shume shume te rende.

SPAK-u ne Urdherin e thirrjes se Veliajt citon si shkak procedimin penal Nr.255 te vitit 2020.

Pra plot kater vjet iu deshen SPAK-ut, qe te merrte guximin te therriste Veliajn vetem si person ne dijeni megjithese firma e tij ka iniciuar, ideuar dhe realizuar vjedhjen me monstruoze te shekullit.

Ne kater vite firma dhe mekanizmi i ngritur nga Veliaj ka vazhduar i pa shqetesuar qe te grabiste financat dhe interesin publik duke shkaktuar deme te pallogaritshme.

Ne kater vite Veliaj dhe banda e tij kane blere zgjedhje me qindra milion eurot e grabitura dhe ka shantazhuar e blere votat e mijra qytetareve.

Ne kater vite shqiptaret kane pare se si Veliaj ky paralli i madh blinte me parate e grabitura kengetare, humoriste e njerez, qe bejne opinion, te cilet si çingije publike kane kenduar kengen e tij te neveritshme te  korrupsionit te çfrenuar.

Ne kater vite ne Tirane eshte thelluar ne menyre galopante shkaterrimi urban, betonizimi kriminal dhe asgjesimi i shendetit nga ndotja e tmerrshme.

Ne kater vite ka vazhduar grabitja e prones publike dhe asaj private te qytetareve te thjeshte, qe jane nxjerre nga shtepite me dhune e gaz lotsjelles ne rruge te madhe.

Ne kater vite antiligji i mafias me Veliaj ne krye ka bere ligjin ne kryeqytetin e Shqiperise.

Ne kater vite jane baderdisur taksat e gjakut e djerses se qytetareve duke shpenzuar miliona euro per propaganden e nje sharlatani si Veliaj.

Ne kater vite qindra milion euro te vjedhjes se Veliajt kane dale nga  vendi drejt kompanive fantazem offshore

Ne kater vite Inceneratori qe nuk ekziston plus 5D si vjedhja absolutisht me e perbindshme qe Shqiperia ka pare kane grabitur para pa u ndalur.

Ne kater vite Veliaj se bashku me banden e tij te drejtoreve kane ndertuar grup kriminal qe funksionon si nje mekanizem mafioz vjedhjeje te organizuar.

Per kater vite ju dha kohe Veliaj te prishe e tjetersojë dokumente, prova e fakte, qe provojne pergjegjesite e tij shume te renda

Per kete arsye madhore asnje nuk e beson perrallen me SPAK dhe me Veliaj.

Merita historike e opozites politike dhe medias se pa shitur eshte qe sot ka pa fund fakte, dokumente e prova qe me SPAK apo pa SPAK, me hir apo me pahir do ta cojne Veliaj aty ku e ka vendin, pas hekurave.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …