Gazetarët protestë para Kuvendit/ Bardhi: Mediat kanë rënë pre e autoritarizmit të Edi Ramës

Gazetarët e terrenit janë mbledhur sot para hyrjes së Kuvendit, ku po protestojnë për të drejtat e tyre. Me pankarta në duar, me mesazhe të ndryshme, gazetarët që përcjellin çdo ditë lajmin e fundit, të vërtetën te publiku, punonjësit e medias kanë protestuar sot, një ditë para 3 majit, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit. Kjo për faktin se sot ka seancë plenare dhe për të sjellë më mirë mesazhet te politika. Vetëm këtë vit janë raportuar rreth 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka dënuar sulmet ndaj medias teksa gazetarët zhvillonin një protestë në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë.

Gazment Bardhi u shpreh se mediat herë pas here kanë rënë pre e autoritarizmit të kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se janë raste që turpërojnë jo vetëm ata që i kanë kryer por gjithë politikën.

Bardhi theksoi se media dhe gazetarët kanë mbështetjen e Grupit të PD-së për bërë punën e tyre në mënyrë të pavarur.

“I kemi dënuar dhe i dënojmë sulmet ndaj medias. Liria e shtypit është një nga shtyllat e demokracisë, ju si gazetarë terreni keni vështirësitë tuaja, ashtu si medias në tërësi. Herë pas herë ka rënë pre e autoritarizmit të qeverisë Rama. Uroj që të bëhet me e mira për gazetarët dhe median në tërësi. Janë raste që turpërojnë jo vetëm ata që i kanë kryer por gjithë politikën dhe të gjitha ata që do të duhet të ndërmarrin akte në mbështetje të lirisë së medias. Keni mbështetjen e grupit parlamentar të PD për të bërë punën tuaj në mënyrë të pavarur”, u shpreh Gazment Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …