CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Gazetarja Ola Xama: Jemi nën sulm nga politika, të hiqet modeli i kasetave të gatshme

Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama e cila ishte pjesë e protestës para Kuvendit, për lirinë e medias, në prag të Ditës Botërore e Lirisë së Shtypit është shprehur se sot politika në Shqipëri ka vënë nën sulm median.

Xama ka theksuar se shenjat e para që gazetaria të rikthehet në shina është të hiqen kasetat e gatshme, edhe të kthejnë përgjigje kërkesave për koment që i bëjnë gazetaret institucioneve publike.

“Dua të solidarizohem me të gjithë kolegët e mi pasi sot të bëhesh gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë. I bëj thirrje të gjithë politikanëve në vend që të jenë më tolerantë ndaj medias dhe të respektojnë lirin që e saj. Shenjat se si respektohet liria nuk vijnë me konferenca për shtyp apo duke tentuar me botime që të marrin afër tyre organizata që janë në mbrojtje të gazetarëve.

Shenjat e para janë që të hiqen kasetat e gatshme, të kthejnë përgjigje kërkesave për koment që i bëjnë gazetaret institucioneve publike, fushtat deziformuese apo deri në sulme me arme dhe dhunime gazetarëve”, tha Xama.

About Redaksia

Check Also

Berisha uron nga Kavaja Natën e Kadrit, merr pjesë në iftarin e organizuar nga Bashkia

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e se henes në …