Investigimi i RAI3/ PS nuk pranon interpelancë me kryeministrin Rama për Olsin e “Xibrakës”

Maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e kreut të Grupit të PD, Gazment Bardhi për interpelancë me kryeministri Edi Rama për investimin e medias italaine Rai3.

Kërkesa për interpelancë u hodh në votim nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla pas tensioneve në Kuvend me kreun e Grupit të PD, por PS e rrëzoi duke e votuar me 56 vota pro.

Para se kërkesa të hidhej për votim, Bardhi u shpreh se Rama nuk e telefonoi drejtorin e RAI3 si piktor, por në cilësinë e kryeministrit.

“A ka mundësi ta mbyllësh gojën, mbylle gojën. Nuk ka nevojë as për sharje as për ngritje zëri, nuk kërkojmë as më pak e as më shumë nga çfarë na jep Kushtetuta dhe rregullorja. Zonja kryetare, javën e shkuar pas një kërkese po të refuzuar që Rama të jepte llogari për dyshimet e përfshirjes e vëllait të tij në laboratorin e Xibrakës, pas një emisioni investigativ, rezulton dhe është pranuar nga vetë Rama që ka tentuar të ushtrojë presion ndaj gazetarëve që kanë kryer investigimin në median shtetërore RAI. Rama e ka pranuar telefonatë me drejtorin e RAI3 duke shprehur se ka qenë duke mbrojtur sekretarin e vetë të përgjithshëm, të cilin rai3 e konsideronte si avokatin e trafikantëve të drogës dhe e gjithë vëmendja te Emgjëll Agacit bëhej për të fshehur dyshimin të përfshirjes së vëllait të kryeministrin në trafikut ndërkombëtar të laboratorit të kokainë, Xibrakës”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Proçedohet penalisht Tom Doshi