Tension n Kuvend, Bardhi përplaset ashpër me Braçen: Mbylle gojën gore!

Ka nisur me debat seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama i cili prej një kohe të gjatë ka “braktisur” punimet në Kuvend.

Gjithashtu Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me deputetin e PS-së, Erion Braçe pas tensioneve në foltore me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Teksa Braçe i tha që t’i kërkonte falje për mënyrën se si iu drejtua Lindita Nikollës, kreu i Grupit të PD-së iu drejtua me fjalën “gore”, duke i kërkuar që të mbyllë gojën.

“Kërkoj falje unë kur ka reflektim nga kryetarja e Kuvendit, ka edhe nga ana jonë”, tha fillimisht Bardhi.

Ndërhyn Braçe nga salla: “Kërkoi falje Nikollës”.

“Po pra po, a ka mundësi ta mbyllësh gojën t’i aty tani, gore, aty na acaron nerva që në mëngjes”, i drejtohet Gazment Bardhi-Braçes.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …