Nivele të larta të Policisë bashkëpunojnë me krimin, Salianji thërret Ballën në interpelancë

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka thirrur sot në interpelancë në Kuvend, ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe siç e theksoi ën fjalën e tij, arsyeja ishte akuza që ka bërë ndaj Policisë së Shtetit, vetë kreu i SPAK, Altin Dumani.

Në parashtrimin që i bëri kërkesës së tij, Salianji solli në vëmendje se në operacionin më të fundit të Policisë, atë që është bërë sot, (Tempulli 3) vërehet kapja e shpërndarësve të drogës të niveleve të ulëta dhe jo të drejtuesve të tyre.

“Por lajmi më i rëndë që vërehet sot është vrasja e një çifti në Devoll, – tha deputeti, –  pra, pasiguria politike, situata e rëndë kriminale, trafiku dhe vjedhjet që janë kthyer në shqetësim për qytetarët, gjatë gjithë kohës së qeverisjes së PS-së, pavarësisht ndryshimeve të drejtuesve të policisë. Këto ngjarje kanë nxjerrë në pah paaftësinë e qeverisë për të reaguar.

Kriminelët kapin dhe drejtues të saj dhe ndërkohë që Policia kthehet në gjuetare të krimineleve për llogari të bandave rivale në qytete të ndryshme.

Nga ana tjetër opinioni publik u trondit nga deklarata e kreut të SPAK, z. Altin Dumani, se për krimin e organizuar nuk bashkëpunojnë dot me Policinë e Shtetit për shkak të përfshirjes së saj në nivele të larta në bashkëpunim me krimin, fakte që ne si opozitë kemi vite që i denoncojmë. Nisur nga kjo deklaratë dhe gjendja e rënduar e krimit në Shqipëri kam kërkuar këtë interpelancë“, tha Salianji.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …