Bardhi rrethohet nga Garda në Kuvend: Kemi kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin

Seanca e sotme plenare, në të cilën priten të zhvillohen dy interpelanca, është shoqëruar me tensione që në nisje të saj, teksa ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, i cili ka debatuar me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Bardhi ka këmbëngulur për interpelancë me kryeministrin Rama për ndërhyrjet e tij te transmetuesi italian RAI. Ai iu drejtua me tone të larta Lindita Nikollës, ndërsa është rrethuar nga Garda.

“Kemi kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin për një ndërhyrje skandaloze të kryeministrit te mediat italiane. Ju e keni rrezuar kërkesën, dhe e kuptoj sepse kryeministri ju ka dhënë urdhër ta mbroni sepse ai ka frikë. Arroganca juaj nuk mund t’i mbivendoset Kuvendit. Është Kuvendi që do duhet të vendosë, por e kuptoj se ju keni frikë ta përmendni emrin e Kryeministrit”, iu drejtua Bardhi kryeparlamentares Nikolla.

Kujtojmë se, interpelanca e parë është ajo me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, kërkuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Ndërkohë, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, tani vjen vetëm me anije

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një deklarate për shtyp, denoncoi kontrabandën e naftës në …