Opozita kërkon interpelancë me kryeministrin, Rama “braktis” Kuvendin!

Ka nisur me debat seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama i cili prej një kohe të gjatë nuk merr pjesë në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka bërë thirrje kreut të qeverisë Edi Ramës që të vijë në seancën plenare dhe të japë “llogari” për dokumentarin e transmetuar në “Rai3” ku tregohet lidhja e ngushtë e qeverisë me krimin.

Gjithashtu Bardhi kërkon që kryeministri Edi Rama të përballet me opozitën dhe të japë shpjegime për vëllain e tij, Olsi Ramën i cili sipas dokumentarit të televizionit italian, e implikon atë në dosjen e “Xibrakës”.

Rendi i ditës

Seanca plenare në Kuvend ditën e sotme ditën e sotme. Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar që Ministri i Brendshëm Taulant Balla të japë sqarime për situatën e kriminalitetit në vend dhe masat që kanë marrë për të frenuar atë që ai e quan trafik masiv të drogës.

Nga ana tjetër deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar në interpelancë ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu për rezultatet e testit ndërkombëtar të PISA-s që e ka renditur Shqipërinë mes 15 vendeve të fundit.

Punimet e Kuvendit këtë të enjte pritet të jenë të gjata dhe me debate për shkak të disa çështjeve me rëndësi për t’u diskutuar. Dy prej ministrave kryesorë të kabinetit qeveritar janë thirrur në interpelancë nga deputetët e opozitës.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …