Noka-Ballës: Arben Rakipi është spiun i Sigurimit të Shtetit, sikundër ti je produkt i krimit!

Deputeti Flamur Noka i është përgjigjur ashpër ministrit të Brendshëm, Taulant Balla duke i thënë se, Arben Rakipi është spiun i Sigurimit të Shtetit, sikundër ti je produkt i krimit në këtë parlament dhe këtë qeveri. Noka tha se, koha juaj është koha e avionëve të drogës, e hashashit, e kokainës, e Xibrakës.
Shiko, të përmendësh këtu deklaratën e gjeneral Lisit pasi i dhatë 30 mijë metra katrorë tokë, këtë mund ta bëni ju, se kështu jeni mësuar ju.
Koha ka treguar se ju korruptoni dhe blini.
Në rast se do përgjigjen, aty e ke te 30 mijë metra katrorë të gjeneral Lisit, e ke përgjigjen edhe për hashashin e vitit 2013.
Por unë nuk jam i prirur t’i besoj gjeneral Lisit, Departamenti amerikan i Shtetit, kohën e qeverisjes së Sali Berishës, kur unë isha ministër, të thashë si e tregon.
Ndërsa kohën tuaj e cilëson të gjithë të inkriminuar, që nga ti dhe kryeministri yt, të gjithë të zhytur në batak. Sepse koha juaj është koha e avionëve të drogës, e hashashit, e kokainës, e Xibrakës. Xibraka ju djeg shumë ju.
Edhe Fieri pas Xibrakës, që ishte projekt për laborator të kokainës, por nuk guxoni ta përmendni.
Koha juaj kjo është.
Por e thashë, koha juaj është koha e vjedhjes 100 përqind. Lali Fiku, Lali Vjedhësi ua dha vulën. Hajdut 100 përqind.
Unë po ua them që Arben Rakipi është spiun i Sigurimit të Shtetit, sikundër ti je produkt i krimit në këtë parlament dhe këtë qeveri.
Unë jam ku jam, këtu kam qenë. Letrat e hapura, askush që është i pastër, nuk fshihet pas letrave.
Por po të hapen letrat, del Metamorfoza ku jeni të gjithë të zhytur aty brenda.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …