Noka-Shalsit: Unë fola për hajdutë 100% si Veliaj apo Rama, jo për hajdutë me lezet siç ke premtuar ti!

Deputeti i PD, Flamur Noka, nga foltorja e Kuvendit, i është përgjigjur deputetit socialist, Shalsi se, unë fola për hajdutë 100 përqind, siç është Erion Veliaj apo kryeministri yt, nuk fola për hajdutë që vjedhin me lezet siç ke premtuar ti.
Noka i përgjigjet Shalsit: Unë fola për hajdutë 100 përqind, siç është Erion Veliaj apo kryeministri yt. Nuk fola për hajdutë që vjedhin me lezet siç ke premtuar ti.
“Të falënderoj se më bëre të qesh se nuk është kollaj të qeshësh.
Unë fola për hajdutë 100 përqind, siç është Erion Veliaj apo kryeministri yt.
Unë nuk fola për hajdutë që vjedhin me lezet siç ke premtuar ti.
Shals, unë nuk di sa pasagjerë shkojnë e vijnë në Rinas, por unë Shals si një gjë mirë, se këtu ka vetëm hajdutë 100 përqind.
Këtë e di mirë.
Sikundër e di se këtu ka vetëm kartona jeshilë 100 përqind dhe jo kolegë të mitë, për fat të keq. Me dhimbje e them këtë.
Sepse pas çdo vjedhje, ju ngrini kartonat, nuk dukeni më kolegë deputetë, se nuk përfaqësoni popullin, përfaqësoni vjedhjen.
Shals, përmende Lazaratin, mirë bëre që e përmende.
Shals, të kujtoj ty dhe Pandit në këtë rast, raportin e Departamentit të Shtetit në vitin 2013, që thotë shprehimisht se trafikantët e heroinës dhe të kokainës kanë shmangur Shqipërinë si korridor tranzit dhe po shohin Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për të çuar drogat në Europë.
Shqipëria nuk është më korridor i drogave të forta.
Dhe sot qeveria jote e ka kthyer edhe Kolumbi, edhe Meksikë dhe sot është qendra e drogërave të forta.
Sepse pinë këta mbrapa, pastaj ndodh batërdia me drogat”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …