Tirana me taksat më të larta në Shqipëri, 183 mijë lekë për banorë, shkojnë në xhepat e drejtorëve

Banorët e Tiranës dhe ata të Sarandës kanë barrën më të lartë të taksimit nga taksat dhe tarifat vendore dhe, nga ana tjetër, bashkitë e Dibrës dhe Kukësit kanë barrën më të ulët të pagesës së taksave vendore për vitin 2023, tregojnë përllogaritjet e Altax.

Në Tiranë, shuma e taksave dhe tarifave vendore ishte 18,296 mijë lekë për banor më 2023, e dyta u rendit Saranda me 16,050 lekë për banorë dhe më tej, Gjirokastra, me 14,492 lekë për banorë dhe Kukësi me 3530 lekë taksa e tarifa për banorë.

Në anën tjetër, Dibra kishte nivelin më të ulët me 2383 lekë taksa dhe tarifa për banorë më 2023, e ndjekur nga Kukësi, me 3530 lekë taksa e tarifa për banorë. (shiko grafikun e mëposhtëm).

Sipas ALTAX, vetëm 4 taksa në Tiranë plotësojnë 67% të barrës tatimore. Përveç këtyre, një tjetër barrë tatimore me ndikim për bizneset dhe familjet është grupi tarifave për mbrojtjen e mjedisit dhe gjelbërimin që janë sa 15% të barrës tatimore gjithsej. Pjesa tjetër e taksave dhe tarifave zënë së bashku sa 18% e barrës tatimore gjithsej.

Në një analizë të shpërndarjes së barrës tatimore nga Bashkia Tiranë shihet se ka ngarkesë tejet të madhe të taksave të lidhura me procesin dhe produktin e ndërtimit, nga i cili sigurohen mbi 2/3 e të ardhurave tatimore.

“Nëse llogarisim koston e qeverisjes së bashkisë Tiranë në 2023 ajo arrin deri në 1/3 e shpenzimeve gjithsej. Shpenzimi më i rëndësishëm në drejtim të komunitetit në 2023 vijon të jetë për rrugët rurale dhe urbanizimin, i cili merr 21% të shpenzimeve të bashkisë në vitin 2023” Analizon ATAX.

Pagesat për sistemin arsimor parashkollor dhe parauniversitar zënë 17% të shpenzimeve vjetore të buxhetit të bashkisë. Menaxhimi i mbetjeve, i cili burimin kryesor të financimit të tij e ka nga tarifat e mjedisit konsumon deri 8% të buxhetit të bashkisë.

Për strehimin social, buxheti i bashkisë shpenzon direkt deri në 7% të gjithë shpenzimeve që kryen bashkia në vit. Mbrojtja sociale ka një fond të dedikuar sa 1% e totalit të buxhetit të bashkisë. Në drejtim të kulturës, artit shihet se bashkia shpenzon 4% të buxhetit të saj.

Mbështetja e bashkisë për ekonominë e qytetit dhe për mbrojtjen e konsumatorit dhe zhvillimin e tregjeve për shitje ka të dedikuar 3% të gjithë buxhetit të bashkisë. Mbrojtja kundër zjarrit ka një buxhet të dedikuar për t’u shpenzuar në nivelin 4% të shpenzimeve gjithsej të bashkisë.

Në fund të shpenzimeve, si fonde të dedikuara, janë edhe ato që planifikohen për bujqësinë, pyjet dhe kullotat, të cilat janë sa 0.2% e buxhetit gjithsej të bashkisë.

About Krye Redaktor

Check Also

MINIKASKO në SIGAL, zgjidhje inteligjente për vetëm 3,000 lekë

Prej më shumë se një dekade, SIGAL Insurance Group ofron në tregun shqiptar siguracionin MINIKASKO, …