Diktaturë!!!

Nga Erion DASHO

Një nga tiparet dalluese të diktaturave është propaganda e paturpshme dhe falsifikimi i historisë. Shembulli më tipik është ballkoni i Stalinit. Fillimisht diktatori sovjetik ishte nën shoqërinë e tre – katër personave në një ballkon. Me kalimin e viteve këta dolën të gjithë “armiq”, por për çudi njëri pas tjetrit. Kjo bëri që fotografia të retushohej vit pas viti duke treguar gjithmonë një person më pak. Në foton e fundit, diktatori shfaqet i vetëm në ballkonin famëkeq.

Shqiptarët kanë shembuj të ngjashëm me diktatorin Hoxha nga fotografitë e të cilit u hoqën njëri pas tjetrit Koçi Xoxe, Beqir Balluku, etj., për të përfunduar me Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun.

Dje, Borati ka publikuar në facebook një foto ku tashmë ka eliminuar armikun e radhës, ish-Lalin e vet të cilit me sa duket i ka “taksur” fatin që paraardhësi Hoxha u rezervonte armiqve të kohës së vet. Me këto veprime Borati po e plotëson edhe më tej portretin prej diktatori, duke u dhënë argumente të tjerë shqiptarëve se regjimi nën të cilin jetojnë, nuk ndryshon në asnjë pikë nga diktaturat e sivëllezërve të tjerë.

Ta gëzojmë diktatorin e ri, të dashur bashkatdhetarë!

(Shënim: foto është kolazh i Portalit Syri ku krahasohet foto e marrë nga faqja e Ramës në facebook me origjinalin).

Image

 

About Redaksia

Check Also

Politikat Rama anti-bujqësi si bilanc lufte!

Nga Dorjan TELITI Politikat Rama anti-bujqësi si bilanc “lufte”, humbet blegtori vendas, fitojnë vetëm miqtë …