Gazetarja: Veliaj u pyet në SPAK edhe për udhëtimin në Holandë në kohën kur u nda fitimi i inceneratorit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u thirr në SPAK me urdhër të prokurorit Dritan Prençi, i cili heton aferën e inceneratorëve.

Gazetarja Ola Xama, ka zbuluar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se Veliaj është pyetur për një udhëtim drejt Holandës, i cili përkon me kohën kur kompania mëmë e inceneratorit, ka ndarë fitimin vjetor.

Ola Xama: Sipas burimeve dhe siç kemi pyetur pranë SPAK, na është thënë që ka patur dokumenta të një udhëtimi që janë takuar pronarët e Geogenix. Për detaje SPAK ka qenë shumë i mbyllur. Megjithatë, lidhja që bëhet, është edhe me sekuestrimin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës, që është bërë në fund të korrikut, pasi kompania ka ndarë fitimin.

Dyshohet që SPAK e ka bërë në ato momente, për të gjetur gjurmët dhe transaksionet, se ku po shkonte fitimi në Hollandë dhe kush do ta priste.

A bashkohet ky udhëtim me këtë? Nuk e di, por nëse bashkohet, nuk do të ketë asnjë dyshim se kush është pronar i inceneratorit.

Neritan Sejamini: Kompania e inceneratorit është e regjistruar në Hollandë, të gjithë bilancet dhe veprimet financiare, fitimet, shkojnë në Hollandë. Kompania nënë pastaj i ndanë te pronarët. Dyshimi është që këto pra, pasi është ndarë fitimi, pas ditë pas kësaj, në të njëjten periudhë, Veliaj ka udhëtuar për në Hollandë. SPAK dyshon, a përputhet ky udhëtim i Veliajt në momentin që është ndarë fitimi. E ka pyetur SPAK për këtë fakt, sepse ky udhëtim koiçidon me këtë periudhë, pra kur ka kaluar fitimi në Hollandë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …