Kalaja: 4 vjet nga kallëzimi kundër Veliajt për Teatrin, SPAK asnjë veprim hetimor

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ishin sot në SPAK për të marrë informacion lidhur me hetimin për dosjen e Teatrit. Avokatja Adriana Kalaja tha në një proncim për mediat se, megjithëse kanë kaluar mbi 4 vjet nga kallëzimi ynë i parë kundër Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj SPAK nuk ka bërë asnjë veprim hetimor lidhur me këtë çështje dhe të tjerat që e pasojnë.

“Me cilesine e kallezuesve kërkuam informacion lidhur me hetimin per dosjen e Teatrit nderkohe qe Veliaj po thirret e meret ne pyetje per kalkezime shume te mevonshme si dhe ku jane hetimet per kallezimin tone te dates 5 janar 2021 per shoqerine “Tirana DC” sh.a, nderkohe qe i kallezuari nga ne ne kete çeshtje Redi Molla ndodhet i arrestuar.

Vleresojme shume mbeshtetjen e dhene dhe denoncimin nga ana e Medias Tuaj te afere korruptive te Teatrit Kombetar dhe po keshtu do ta vleresnim shume ndjekjen dhe berjen lajm nga ana e televizionit tuaj”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …