Berisha-ndërkombëtarëve: Mos na servirni korrupsionin për reformë!

Kreu i PD, Sali Berisha në protestën që po zhvillohet kundër arrestimit politik të tij është shprehur se ish-sigurimsi i shtetit, Arben Rakipi, është një bandit që e shndërron Shkollën e Magjistraturës në shkollë private të partisë së krimit.

“Të dashur miq, drejtësi është kjo? Po ky është terrorizëm mo.

Po si mund të jetë një drejtësi kur një kriminel merr pushtetin e parlamentin dhe firmos amnistira për kryehajdutë siç bën Altin Dumani.

Më thoni ju mua, çfarë drejtësie është kjo?

Të dashur miq, a e morët ju vesh ish-sigurimsi i shtetit, Arben Rakipi, një bandit që e shndërron Shkollën e Magjistraturës në shkollë private të partisë së krimit.

Ky bandit, ky kriminel që pasurohet në kundërshtim flagrant me çdo ligj, për të futur ekstremistët e fondacionit Qemal Stafa, prishi provimet dhe nga 73, shtoi 53 të tjerë, sikur ta kishte shkollën pronë të të atit të tij dhe jo shkollë për drejtësinë shqiptare.

Me këtë rast, dua t’u them partnerëve, zotërinj a mund të më thoni ju mua se Shkolla e Magjistraturës ka funksionuar ndonjëherë në ekzistencën e saj, siç funksionoi në këtë kohë, pas reformës, pas antireformës që shkatërroi sistemin e drejtësisë.

Zotërinj, mos u servirni shqiptarëve korrupsionin për reformë.

Zotëronj, mos u servirni shqiptarëve padejtësinë për drejtësi.

Sepse do keni dështim, dështim dhe vetëm dështim.

E them këtë sepse reagohet për çdo gjë ndaj këtij sistemi, sikur nuk është i shqiptarëve.

Reagohet për gjtihçka, po urdhëroni, ja ku e keni Shkollën e Magjistraturës, standardin më kriminal që ka parë Shqipëria në 32 vite.

Shqiptarë, merrni fatin në duart tuaja.

Shqiptarë, të marrim fatin në duart tona.

Askush nuk mund të tallet me ne.

Askush nuk mund të na shesë ne Rakipëra e Dumanër, Kraja dhe Gjika si specialistë apo si të vërtetë.

Ata mund të jenë kukulla, skllevër në duart e krimit që zbatojnë urdhra, por shqiptarët nuk do i pranojnë kurrë.

Beteja nuk ka të ndalur.

Rroftë fitorja.

Ditën e martë, në ora 11.30, të gjithë te bashkia.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …