Thellohet skandali tek Magjistratura, Arben Rakipi nuk ndan rrogat prej 8 muajsh

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, që cilëson kreun e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipin si një mafioz.

Postimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha:

Standartet e mafiozit Arben Rakipi!

Prej 8 muajve nuk paguajnë rrogat studentëve magjistratë në shkollën e Magjistraturës, sot shkolla private Partisë!

Të dashur miq, Arben Rakipi prej vitesh e ka shndërruar shkollën e Magjistraturës në shkollë të bizneseve të tij private. Ky eksponent i zi i korporatës mafioze të drejtësisë së partisë në konkursin e fundit të turpit në një akt mafioz, banditesk, të pandodhur ndonjëherë, shtoi nga xhepi i tij si fitues 52 studentë jashtë të gjitha kritereve zyrtare të konkursit. Ai paditet sot nga studentë se në kundërshtim flagrant me ligjin nuk ju paguan prej 8 muajve rrogën që ju takon!

Dënoj me forcën më të madhe këtë qendrim të këtij bosi të mafies shtetërore dhe ju bëj thirrje studentëve të bashkohen me protesten “O Sot o kurrë”!

📩 Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Kam nje problem shum te madh me shkollen e magjistratures

Kam djalin ne vitin e pare per prokuror dhe vajti 8 muaj qe nuk i kan vendosur rogen.

Djali im ka punuar avukat 13 vjet ne Tiran.

Jam jasht mase i shqetesuar se mos me kaloj djali ne stres.

Kjo ka ndodhur ne shkollen e magjistratures per vitin 2024 viti i pare Nga 61 prokuror dhe gjykates 9 veta nuk marin roge prej 8 muajsh

Me shum respekt

About Krye Redaktor

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …