Berisha: Rinia po ikiën vetëm e vetëm se mbi ta rëndon tirania e varfërisë nga vjedhja

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i PD-së, Sali Berisha foli për plagën e madhe të largimit të rinisë. Berisha tha se, adoleshentët, rinia po ikin nga Shqipëria sepse mbi ta po rëndon tirania e varfërisë nga vjedhja. Ai tregoi edhe një histori personale nga viti 1990.

“Të dashur miq, në emër tuaj përshëndes sonte të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë qytetarët shqiptarë dhe u bëj thirrje të mendojnë për një moment se kjo betejë që ne po bëjmë, nuk është betejë thjesht e ambicieve politike.

Nuk është betejë thjesht e karrigeve të pushtetit.

Absolutisht jo.

Është betejë ekzistenciale për ne, për secilin prej nesh.

Betejë ekzistenciale për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë.

Miqtë e mi, sot lexova një nga lajmet më të zeza. Eurostati njoftonte se Shqipëria është vendi i dytë në botë për largimin e adoleshentëve prej saj.

Se Shqipëria renditej pas Sirisë së rrënuar nga një luftë e tmerrshme civile, në vendin e dytë në botë dhe para Afganistanit për largimin e vajzave dhe djemve nën 18 vjeç.

Ky lajm më çoi në memorien time në korrikun e vitit 1990. Një komshi, familje punëtore me datën 1 korrik, i biri i kërkoi nënës, më bli një këmishë. Adoleshent ishte. E ëma iu përgjigj: të keqen nëna, unë këtë 15-ditësh nuk ta blej dot. Dhe djali doli nga shtëpia, u fut në ambasadë për të gjetur fatin e tij.

Miqtë e mi, sot pas 32 vitesh nuk është fjala për të blerë një këmishë apo një triko.

Por është fjala sepse adoleshenti, i riu, e reja, e shohin se nuk mund të jetojnë në kurriz të prindërve të tyre.

E shohin se jetesa në kurriz të prindërve është varfërim i tmerrshëm.

Ndaj dhe ata marrin rrugët për fatin e tyre.

Largohen nga ky vend që ka pasuri përrallore.

Largohen nga ky vend që Zoti e ka bekuar me pasuri të pafundme si asnjë tjetër.

Largohen vetëm e vetëm se mbi ju o qytetarë rëndon një tirani e tmerrshme. Tirania e varfërisë nga vjedhja. Vjedhja dhe vetëm vjedhja”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Beleri refuzoi të kandidojë për Edi Ramën, nuk pranoi të bënte pis duart për mafien e tij

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar ftesën e Edi Ramës për Fredi Belerin që …