Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët e tjera të na gjejnë të lirë, në dinjitet dhe shpresëplotë

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.

“Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, guximtare dhe guximtarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit, lirisë dhe të vërtetave të mëdha të njeriut.

Para së gjithash më lejoni që të uroj sonte të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, gëzuar Pashkën, ditën e ngjalljes së Krishtit.

Ditën e pavdekësisë, ditën e frymëzimit të njeriut për besimin tek Zoti, tek hyu, tek e vërteta dhe e ardhmja.

Le të urojmë nga zemra që Pashkët e tjera të na gjejnë të lirë, në dinjitet dhe shpresëplotë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …