Historia është me Realin, “Bernabeu” një garanci kundër Bayernit në Champions

Reali i Madridit nuk mundi të zgjasë serinë e fitoreve kundër Bajernit në “Allianz Arena”. Por të paktën u largua pa humbur dhe me shanset për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve (1 qershor), do t’i luajë në fushën e vet, në “Bernabeu”.

“Los blancos” kishin fituar tri vizitat e fundit që kishin luajtur në shtëpinë e Bajernit: 0-4 kundër Guardiolës në vitin 2014 dhe dy fitore nga 1- 2 në dy sezone radhazi, 2017 dhe 2018. Të martën u ndalën në një barazim 2-2. Konkluzioni: pavarësisht se nuk mundën të fitonin, barazimi cilësohet i mirë për madrilenët. Në fakt një barazim në Mynih nuk është asnjëherë rezultat i keq dhe e lë ekipin e Ançelotit në një pozicion të shkëlqyer për të vulosur vendin e tyre në një tjetër finale.

Historia është në anën e skuadrës së Ançelotit. Reali ka kaluar në 23 nga 24 turet kualifikuese evropiane pasi kanë barazuar në ndeshjen e parë jashtë shtëpisë së tyre. Edhe pse këta precedentë i nënshtroheshin rregullit të golit në fushë kundërshtare, gjithsesi vlejnë në këtë të dhënë të rëndësishme për Realin. Këtë herë dy golat e shënuar në “Allianz” nuk do të bëjnë domosdoshmërisht diferencën për ndeshjen e kthimit.

Por gjithsesi me faktorin fushë diçka ndryshon. I vetmi precedent në të cilin Reali u eliminua pasi barazonte në ndeshjen e parë larg “Bernabeu” është shumë larg: ai daton në Kupën e Kampioneve në sezonin 1990-1991, në të cilën madrilenët u eliminuan në çerekfinale kundër Spartak Moskës. Në takimin e parë në Rusi gjithçka ishte mbyllur në barazim pa gola. Në ndeshjen e kthimit “los blancos” mundeshin 1-3 në “Bernabéu”, ku për rusët shkëlqente Radçenko me një dygolësh.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …