Provat e Ahmetajt që çonin në qeli Veliajn dhe u hoqën nga dosja prej Dumanit

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’, ku ka theksuar se tirania më e pamëshirë që kanë përjetuar ndonjëherë shqiptarët është tirania e varfërisë nga plaçkitja e qeveritarëve’.

Teksa është ndalur gjerë e gjatë te afera e shekullit me inceneratorin e Tiranës, Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ngritur dyshime të arsyeshme në lidhje me fshehjen e provave dhe fakteve nga ana e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

Lideri i opozitës Sali Berisha ka publikuar të tjera skandale nga dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës, duke akuzuar Altin Dumanin se ka kufizuar hetimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj deri në shkurt të vitit 2021. ‘Se çfarë ndodh nga shkurti 2021 në shkurtin e 2024, për këto Skapi është zero’, theksoi Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha, duke vijuar me aferën e inceneratorit të Tiranës, ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin se vjedh bashkë me Erion Veliajn dhe zbaton urdhrat e Edi Ramës.

Berisha ka vijuar me akuzat ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumanim në lidhje me aferën e shekullit të inceneratorëve, duke u ndalur te dhënia e bonusit 8% për një kompani që nuk ekzistonte. ‘Dumani nuk guxon të pyesë Agaçin dhe Metanin që përgatitën dokumentet për bonuesin 8% ndaj kompanisë që nuk ekzistonte’, u shpreh kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani se gjatë viteve 2020-2023 nuk ka bërë asnjë hetim për inceneratorët edhe pse kishte qindra denoncime. Lideri i opozitës Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se bashkë me drejtorët e bashkisë vodhën taksën e shkollësh dhe ndërtuar hotele me 5 yje në Durrës, Dhërmi dhe Potam. Duke u ndalur te protesta e radhës para bashkisë së Tiranës, Berisha i bëri thirrje qytetarëve që ditën e martë të shpërthejnë zemërimin e tyre deri në qiell.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen në të pakufishme.

Përulem para jush me nderimin më të madh, qëndrestare dhe qëndrestarë, njerëz të guximit, mbrojtës të të vërtetave dhe kauzës së drejtë, të pamposhtur në këtë mision të madh për shoqërinë shqiptare, për kombin shqiptar.

Miqtë e mi!

Çdo shqiptar dhe shqiptare duhet ta dijë se aktualisht tirania më e shëmtuar, më e pamëshirë, më e keqe që kanë përjetuar ndonjëherë është tirania e varfërisë nga vjedhjet dhe plaçkitjet e qeveritarëve.

Të dashur miq!

Diktatura staliniste më e egra që Europa njohur pas asaj të Hitlerit, diktatura e Enver Hoxhës, ekzekutoi me gjyq dhe pa gjyq mbi 7000 qytetare dhe qytetarë shqiptarë.

Dergji dhjetëra mijëra të tjerë në kampet e përqendrimit.

Por tirania e vjedhjes, tirania e varfërimit nga vjedhja. Vetëm me Covidin, mori më shumë krahasuar me vendet e tjera, 10 mijë jetë. Në total 20 mijë, por 10 mijë më shumë në proporcion se në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, e çdo vend në Europë.

Tirania e vjedhjes së taksave, pasurive publike merr jetë njerëzish çdo ditë për mungesë ilaçesh, pamundësi operacioni. Mbasi sot për shkak të vjedhjeve, çdo qytetar shqiptar për të patur shërbimin shëndetësor, duhet të paguajë sipas Bankës Botërore, 60 për qind nga xhepi i tij.

Qytetarë dhe qytetare, ju jeni njerëzit më të ndëshkuar sot për sot në kontinent dhe më gjerë, sepse siç është zbuluar qartë, në Shqipëri si në asnjë vend të botës, fondet vidhen 100 për qind.

Modele të tilla pangopësie, pamëshirësie, shpirtkamzërie i kanë vendosur Erion Veliaj, Edi Rama, ministrat e tij, si në asnjë vend tjetër të Europës dhe botës.

Qytetarë dhe qytetare në mençurinë tuaj, në interesin tuaj, në dinjitetin tuaj, është të shtroni çdo ditë pyetjen ku shkuan 130 milionë euro të cilat u paguan nga paratë tuaja për djegësin e Tiranës dhe ai nuk ka asnjë nam as nishan gjëkundi.

Kush i mori? Kush i vodhi?

Çdo ditë duhet të kërkoni me veten tuaj, ndërgjegjen tuaj dhe publikisht ku shkuan paratë tuaja.

Por nëse ju prisni përgjigje nga drejtësia, ajo sot është për ju drejtësia e mohuar.

Ajo sot është për ju mburojë e krimit, vjedhjes tuaj nga qeveritarët.

Qytetarë dhe qytetare të ndershëm të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Për të kuptuar se çfarë mburoje kriminale, se çfarë organizate të strukturuar kriminale përfaqëson Skapi i partisë me Altin Dumanin, shtroni pak pyetjen pse nga viti 2020 gjer në vitin 2023 me gjithëse ishin bërë qindra e qindra denoncime për djegësin Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Ishin publikuar qindra e qindra dokumente ju o mbrojtës të krimit, avoketër të krimeve më të shëmtuara të qeverisë dhe qeverisë nuk bëtë asnjë veprim, asnjë kallëzim.

Sa para morët ju Dumanë dhe Zamanë nga kjo vjedhje e shekullit e shqiptarëve?

Shtroni pyetjen, pse fshehu ish-sigurimisi i shpërfytyruar i shtetit, xhelati i sigurimit të shtetit Arben Kraja, për dy vite me radhë konfliktin e interesit mbasi kishte tek Erion Veliaj, nipin dhe mbesën.

Vetëm pasi u denoncua tre javë para se të dërgohej dosja, lau duart si pilati, dha dorëheqjen.

Së treti.

Pyeteni Altin Dumanin sa para more që fshehe me dhjetëra që ndodhen në relacionin e kërkesës tënde për arrestimin e Arben Ahmetaj.

Pse këto prova, fakte në dosjen e Arben Ahmetaj nuk u vendosën në dosjen e Bashkisë së Tiranës, vetëm e vetëm se Erion Veliaj meritonte hekurat në zyrë.

Qytetare dhe qytetarë, mos u lodhni kurrë pa trajtuar vjedhjen e shekullit, se vetëm ju jeni drejtësia, shpresa, vetëm ju do të zgjidhni problemin.

Ndaj dhe ju ftoj ju sonte se e marta po afron të shtroni pyetjen pse dhe kush injoroi 3 mendimet kundër dhënies së bonusit 8 për qind kompanisë Rama-Veliaj e cila nuk ekzistonte kund mbi tokë. Pronë familjare apo personale e keni ju o të pafytyrë hetimin, akuzën e shtetit që nuk guxoni të pyesni për këtë  Ëngjëll Agaçin, Artur Metanin, Ermonela Felaj.

Mendoni ju veten Zotër të pasurive të këtij populli dhe këtij vendi?

Do të merrni atë  që meritoni.

Thuaju pak Duman, thuaju pak o kriminel shqiptarëve për bonuesin 8 për qindsh që ju dha Integrated Energy BV me garantin e Agaçit dhe Metanit. Pse i mbron ti ata?

Arben Ahmetaj e akuzove se kishte porositur përfaqësuesen e vet që të votojë për bonusin. Ndërsa këta që përgatitën shkresa dhe dokumente, ti nuk guxon ti thërrasësh.

Ti je defakto aq sa Erion Veliaj, krimineli i vjedhjes së shekullit.

Qytetare dhe qytetarë.

Të betohemi me vete se vjedhjes së shekullit kurrë nuk do ndahemi.

Të pyesim pak Dumanë dhe Zaman, se në cilën kontratë mbi tokë ekziston neni 3 i kontratës së djegësit të Tiranës i cili në asnjë rrethanë nuk lejon zgjidhjen e kontratës edhe kur zhduken 1130 mln euro.

Qytetarë dhe qytetare.

Ju ftoj sonte të shtroni pyetjen me veten tuaj kur Komisioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjeti se tarifa 29 euro ishte një vjedhje e tmerrshme e qytetarëve të Tiranës sepse asnjë kilogramë mbetje nuk digjej, por depozitohej dhe duhej të ishte tarifa 11 euro.

A mund të na thotë Dumanë dhe Zamanë, janë paratë e tyre apo të shqiptarëve ato që vidhen, apo vjedhin dhe ata me Erion Veliajn.

Hajdutë që vjedhin të varfrit e Tiranës.

Miqtë e mi!

Ju keni dëgjuar që paratë për djegësin i paguani qytetarët e Tiranës dhe qarkut të Tiranës, por përveç tyre kompania e Erion Veliajt merrte para për çdo ton dhe, inerte, që krijohej në qarkun e Tiranës dhe që me detyrimin e 4 policive nuk mund të shkonin kund tjetër, përveç se në minierën e tij në Sharrë.

Qytetarë dhe qytetare.

Për çdo ton dhe paguhej 9 euro, për çdo ton zhavorr paguhej 11 euro.

Por a e dini ju se ato nuk ekzistojnë asgjëkundi në kontratën me ndërmarrjen e djegësve.

Por sa janë ato thoni ju?

Gjer tani janë 60 milionë euro.

Por për Dumanin dhe Zamanin kjo nuk ka rëndësi sepse ky kriminel e quan hetimin dhe akuzën si pronë të tij, pronë si skllav të Edi Ramës dhe jo shërbëtor i shtetit shqiptar.

Duman, ti mendon o i mjerë se ke mburojë.

Ti mendon se do të mbrohesh ndaj këtyre krimeve të shëmtuar nga këto apo ato deklarata.

Të garantoj se vrimë miu nuk do të gjesh për paratë që u ke grabitë shqiptarëve.

Ftoj dumanistë dhe mbështetësit e tij tu japin përgjigje këtyre pyetjeve dhe unë kërkoj publikisht njëherë dhe njëqind herë ndjesë.

Por përgjigja e tyre është vetëm një; Dumani vjedh, Dumani vjedh me Erion Veliajn dhe z zbaton urdhrat e Edi Ramës.

Qytetarë dhe qytetare.

Çdo ton dhe, ton zhavorr që krijohej nga punët publike të bashkisë së Tiranës, depozitohej në vjedhjen e shekullit tek privati me paratë e taksapaguesve.

Asnjë akuzë nuk ka Veliaj ndonëse me dokumente është gjetur se thotë, këtij merrja paratë, këtij tjetrit mos ja merr paratë.

Pra tregon se ishte pronari i Sharrës.

Koha ka ardhur populli të bëjë drejtësinë, të marrë fatin e tij në duart e tij.

Të bësh drejtësinë do të thotë të marrësh fatin në duart e tua.

Të vazhdojmë miqtë e mi se ka rëndësi shumë.

Të jemi të vërtetë. E vërteta është forca jonë, e vërteta na bën ne të lirë.

Erion Veliaj të gjitha këto janë akt akuza e shqiptarëve për ty, por edhe për Dumanin, Krajën e kompani.

Të dashur miq!

A e dinë shqiptarët se për të zvogëluar vjedhjen e Erion Veliajt dhe vjedhjet e Dumanit e Krajës me Erion Veliaj, këta kanë kufizuar analizën gjer në shkurt të vitit 2021.

Se çfarë ndodh në këto vite, nga shkurti vitit 2021 në shkurtin e vitit 2024, dhjetëra e dhjetëra milionë euro, për këto Skapi është zero, është mburojë, mbron vjedhjet.

A mund ti thoni ju shqiptarëve o të pafytyrë dhe amoralë, që ndryni në ‘arrest shtëpie’ njeriun që ka marrë 400 metra të gjyshërve të tij.

Pse fshiheni, pse zbrisni ju nga vjedhja e tmerrshme e qytetarëve, vjedhjen e tre viteve që shkon së paku 60 milionë euro.

Ç’moral keni ju more, keni moralin e hajdutit të Erion Veliajt.

Qytetarë dhe qytetare merrni fatin në duart tuaja, fati në duart tuaja do të sjellë dhe drejtësinë.

Miqtë e mi!

Le të ftojë së bashku çdo qytetar të shtrojë pyetjen se si ka mundësi që Damani i partisë dhe Kraja i sigurimit nuk janë shprehur një herë të vetme se Erion Veliaj ka firmosur në emër të Këshillit Bashkiak dhe atij të qarkut, pa u mbledhur asnjëri në shkelje të ligjit, në mashtrim të plotë, në falsifikim të plotë.

Si ka mundësi që Dumani që shkon si hienë në gjah politik, si terrorist përpiqet të rekrutojë si në kohën e sigurimit të shtetit njerëz të ndershëm, gazetarë të ndershëm për llogari të Edi Ramës.

Si ka mundësi që nuk thotë një fjalë, nuk pyet një fjalë Simirxhiun drejtorin që firmosi me urdhrin e Velicës, kushërirës që çoi në burg kushëririn.

Si ka mundësi që Dumani dhe Zamani nuk thonë një fjalë për kompaninë ‘Harabel’ të Velicës që financohej me paratë e djegësit të Tiranës.

Si ka mundësi që Dumani fsheh emailet që Taulant Tusha dërgonte tek Klodian Zoto me 21 maj 2018, ku është dhe tabela e emërtuar plani financiar i landfillit të Tiranës.

Si ka mundësi që Dumani i partisë nuk ka konfiskuar asnjë qindarkë nga 135 mln të vjedhura paçka se sot janë me dhjetëra dokumente që dëshmojnë se si u shpërndanë ato për të blerë mediat, se si u shpërndanë ato për të blerë influencat, gjer dhe për të blerë opozitën, për ta heshtur opozitën.

Po, po.

Vjedhja e shekullit është kalbësira e shekullit o miq, por ne jemi betuar ti shkojmë gjer në fund, të nxjerrim të gjithë llumin e saj të shpëtojmë Shqipërinë.

Beteja e të martës është betejë për shpëtimin e Shqipërisë, për çlirimin e bashkisë.

E marta po vjen.

Shtroni edhe njëherë pyetjen, si ka mundësi që Arben Ahmetaj ndiqet penalisht dhe shpallet i arrestuar në kërkim i cili ktheu mbrapsh 5 herë kërkesën e Erion Veliajt, garancinë e tij për financimin e vjedhjes së shekullit.

Kurse Erion Veliajt nuk thirret, Erion Veliajt nuk akuzohet njëherë të vetme për 5 kërkesat që i bëri Arben Ahmetajt, Shkëlqim Canit dhe qeveritarëve të tjerë, për mashtrimet që bëri, për detyrimet që kishte.

Të dashur miq!

Këto ishin disa nga çështjet e vjedhjes së shekullit.

Por të mëdha janë vjedhja 100 për qind të Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij.

Vjedhjet e parave të taksapaguesve, vjedhjes e taksave tuaja, e taksës së shkollës me të cilat u ndërtuan hotelet me 5 yje në Durrës, Dhërmi, Potom dhe të tjera do të zbulohen përsëri.

Të dashur miq!

Tronditëse, ç’njerëzore ndofta vetëm klanet më të egra të mafias mbi tokë mund të kenë shfrytëzuar tërmetin, këtë fatkeqësi të tmerrshme natyrore, për të prishur dhjetëra pallate dhe shtëpi të qytetarëve të Tiranës, vetëm e vetëm për tu paguar për heqjen e dherave dhe ndërtimin aty të pallateve të krimit, investimin aty të parave të vjedhura.

Mafia shpirt nuk ka, mafia moral nuk ka, por të tejkalojë dhe tërmetin kjo ndodh vetëm në Tiranë, vetëm me Erion Veliajn, vetëm me drejtorat e tij.

Të martën, Zoti ju bekoftë.

Zemërimi juaj në kufi gjer në qiell.

Revolta juaj, fitorja e opozitës.

Fitore, fitore, fitore.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …