Banditi Erion Veliaj përdori të shoqen e tij për të vendosur skulptura në vendin e krimit monstruoz

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, një ditë para protestës tek bashkia, kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar Erion Veliajn se ka përdorur gruan e tij, për të vendosur skulptura në vendin e krimit monstruoz, ku u vra Ardit Gjoklajn.

“Çdo orë që kalon, Erion Veliaj nuk e meriton gjetiu përveçse në qelinë e burgut.

Ky bandit, ky hajdut i zhveshur nga çdo moral njerëzor përdori të shoqen për të vendosur në vendin e krimit monstruoz, në vendin e groposjes të një adoleshenti, Ardit Gjoklaj, në vendin e vjedhjes së 130 milionë eurove, për të vendosur skulptura që qytetarët të harronin krimin e shëmtuar, të harronin vjedhjen e shekullit.

A ka akt më cinik dhe më të poshtër se ky?

Miq, për zverku drejt te 313-a, aty e ka vendin.

Aty e ka vendin bashkë me hajnat e tjerë.

Nesër është dita t’u tregojmë shqiptarëve se mori fund koha kur qeveritarët na poshtëronin me vjedhjet e tyre.

Se mori fund koha kur qytetarët na përzinin nga vendi me vjedhjet e tyre.

Se mori fund koha kur ata përdornin drejtësinë si mburojë të shëmtuar të krimeve të tyre.

Qytetarë, nesër është një ditë e veçantë sepse beteja kundër vjedhjes së Erion Veliajt dhe bandës së tij është betejë për rritjen e rrogave tuaja.

Vetëm me paratë e zhdukura të djegësit, shqiptarët do merrnin sot 15 përqind më shumë rroga.

Dhe këto vetëm me paratë e zhdukura gjer në vitin 2021.

Se nga viti 2021 deri në vitin 2024, Dumani, ky mercenar që ndan para krimi me qeveritarët, nuk i ka futur në llogari fare, sikur të ishin paratë personale të tij apo të Erion Veliajt.

Nesër është dita për çdo student dhe studente, për çdo të ri dhe të re, të ngrihet në lartësinë e guximit për idealin e tij të pastër, për ëndrrën e tij më të bukur.

Por edhe për dinjitetin e tij si shqiptar.

Krenarinë e tij si shqiptar.

Nuk kemi pse të tregohemi me gisht si vendi ku paratë vidhen 100 përqind.

Si vendi ku 130 milionë euro janë zhdukur pa nam e nishan për një djegës, gjurmët e të cilit nuk ekzistojnë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …