Berisha: Nesër është dita në të cilën Erion Veliaj kapet për zverku dhe dërgohet te 313-ta

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet në “Rrugën e Shpresës” ka paralajmëruar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se, në protestën e nesërme para bashkisë, do të kapet për zverku dhe do të dërgohet në burgun 313.

Berisha tha se, nesër mbarë Shqipëria, kombi shqiptar kudo që ndodhet, ka sytë, mendjen dhe zemrën tek veprimi juaj, zemërimi juaj, fitorja juaj në Bashkinë e Tiranës.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta ju qytetarëve të pamposhtur, luftëtarëve të vërtetë të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, misionarëve të të vërtetës.

Nesër është një ditë shumë e veçantë.

Nesër mbarë Shqipëria, kombi shqiptar kudo që ndodhet, ka sytë, mendjen dhe zemrën tek veprimi juaj, zemërimi juaj, fitorja juaj në Bashkinë e Tiranës.

Nesër shqiptarët presin që qytetarët e Tiranës të dëshmojnë shqiptarizmin e tyre.

Presin të faktojnë veten si europianë të vërtetë.

Presin që me zemërimin e tyre të çlirojnë Bashkinë e Tiranës, shtëpinë e parë të kryeqytetit nga një bandë hajnash pa asnjë moral, që aplikojnë modelin e vjedhjes 100 përqind të parave të taksapaguesve të Tiranës.

Të dashur miq, nesër është dita e qytetarit.

Është dita e luftëtarëve të lirisë.

Është dita në të cilën Erion Veliaj kapet për zverku dhe dërgohet në 313-ën.

Nesër është dita që qytetarët marrin në dorë fatin e tyre, fatin e bashkisë, fatin e Tiranës, fatin e Shqipërisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …