Berisha: Erion Veliaj, nuk ka forcë në botë që të mban ty më në të atë zyrë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka kërkuar dorëheqjen Erion Veliajt, një ditë para protestës qytetare që do të mbahet tek bashkia e Tiranës.

“Erion Veliaj, mos prit te bashkia po ik menjëherë, njofto dorëheqjen.

Njofto dorëheqjen se nuk ka forcë në botë që të mban ty më në të atë zyrë.

Se nuk ka forcë në botë që të mposhtë fuqinë, zemërimin, revoltën, veprimin e qytetarëve të lirë.

Ndaj dhe thirrja ime, të bashkohemi së bashku me çdo njërin prej atyre që pretendon që e ndjen veten se është opozitar.

Beteja është prova që ndan të vërtetën nga mashtrimi.

Beteja është prova që ndan fitoren nga dështimi.

Ndaj dhe ne nesër firmosim fitoren.

Nesër firmosim çlirimin e bashkisë.

Nesër firmosim triumfin e Tiranës, kryeqendrës së kombit, trurit dhe zemrës së tij.

Edhe njëherë ju përshëndes përzemërsisht dhe ju ftoj, ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës të bashkohen nesër në betejën e fitores, betejën e çlirimit, betejën e shpëtimit të bashkisë së Tiranës dhe të Shqipërisë.

Faleminderit.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …