Gjokutaj: Gjykata e Janinës e ka rrëzuar, Irena Gjoka nuk duhet të jetë në sistemin gjyqësor

Avokati Genc Gjokutaj është shprehur se Gjoka ishte ndaluar me 10 vite të mos futej në zonën Shengen dhe ky vendim ishte mbrojtur dhe në Gjykatën Administrativ etë Janinës.

“Është qartazi që Irena Gjoka është përballë mos deklarimit të fakteve që në vitin 2002-03 ka tentuar të futet në Greqi edhe pse kishte një ndalim të futej në zonën shengen. Kundër këtij ndalimi zonja Gjoka në atë kohë Maneku ka bërë ankimin në Gjykat në Administrative të Athinës.

Kjo gjykatë ka marrë një vendim mos kepetencë dhe ja ka transferuar gjykatës së Janinës pasi dekreti është marrë nga autoritetet e Janinës. Ajo gjykatë e ka rrëzuar atë kërkesë të bërë nga Meneku ose Gjoka dhe ka lënë në fuqi vendimin me 10 vite.

Kjo nuk e ka deklaruar këtë fakt kur ka konkurruar në sistemin gjyqësor dhe një gjyqtar që nuk e deklaron këtë fakt jo që nuk duhet të jetë në sistem, por dokumentimi i tij e përball me falsifikimin formularit të dekriminalizimit”, tha Gjokutaj për Syri tv.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …