Departamenti i Shtetit sqaron largimin e Eskobar

Pas raportimeve se Escobar u shkarkuar pasi dyshohet se bashkëshortja e tij ka marrë fonde nga Serbia, DASH nuk ka mohuar largimin e tij nga detyra aktuale, por ka zbutur disi këtë ‘rënie’ të emisarit për të amortizuar sa të mundet kompromentimin e zyrtarit të lartë.

Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga posti i tij. Të gjithë oficerët e Shërbimit të Jashtëm në karrierë i ndërrojnë detyrat me rotacion çdo një deri në katër vjet si një praktikë e rregullt. Si oficer karriere i Shërbimit të Jashtëm, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar ka shërbyer në rolin e tij aktual për tre vjet dhe pritet të kalojë gjatë në detyrën e tij të ardhshme në javët e ardhshme”, kanë thënë nga DASh në një përgjigje për Gazetën Express.

“Deri në tranzicionin e tij të planifikuar, ai mbetet në rolin e tij si Zëvendës Ndihmës Sekretari dhe i Dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike si dhe i Dërguari Special për Çështjet e Ballkanit Perëndimor”.

Përveç rrëzimit të pretendimeve për shkarkimin e Escobar, gjithashtu janë mohuar edhe raportimet se bashkëshortja e tij ka marrë fonde nga Serbia.

About Krye Redaktor

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …